Ekonomia

Ahmetaj: Rritja ekonomike për 2016, 3.4 përqind

Ndonëse Banka Botërore rishikoi me ulje rritjen ekonomike për 2016, Qeveria vazhdon t’i qëndrojë parashikimeve të veta.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi këtë të mërkurë se rritja ekonomike për 2016 do të jetë 3.4 përqind.

“Rritja për 2015 u ndal në 2.62 përqind, ndërsa për këtë vit projeksionet janë në 3.4 përqind”, tha ai.

Ahmetaj foli edhe për konsumin. Ai pranoi që ka një rënie në vendin tonë, por e quajti atë si të papërfillshme në krahasim me rënien e vërejtur nga Banka Botërore në vendet e rajonit.

“Ka një rënie të madhe të konsumit publik, jo atij privat dhe pikërisht ky ka qenë qëllimi ynë, që Qeveria të mos ketë pjesën e luanit në konsum”, Ahmetaj.

Dy javë më parë, Banka Botërore uli parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit nga nga 3.4 në 3.2 për qind. Kryeekonomistja e Bankës në Tiranë shpjegoi arsyet.

“Firmat që merren me eksporte po ecin më poshtë sesa parashikimet tona. Kjo ka motivuar uljen për rritjen ekonomike të 2016, por edhe një ulje të lehtë për vitin 2015, nga 2.7 në 2.6 përqind”, deklaroi Hilda Shijaku, kryeekonomiste e BB për Shqipërinë. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button