Të rinjtë në BE pa punë dhe pa perspektivë
Në Europë ka rreth 7,5 milionë të rinj pa punë dhe pa kualifikim profesional, sipas një studimi të ri. Deri tani në përmirësimin e gjendjes nuk kanë ndihmuar as programet e kushtueshme europiane për punësimin.
Zvicra ka gati 8 milionë banorë. Pothuajse po kaq të rinj në Europë nuk gjejnë as punë dhe as kurse për kualifikim profesional. Në këzë konkluzion alarmues arrihet në studimin “Papunësia tek të rinjtë në Europë”, realizuar nga Qendra për Srudimet Ekonomike Europiane me mandatin e Fondacionit Robert-Bosch. Më shumë se një në dy të rinj në Spanjë që nga viti 2012 janë pa vend pune dhe pa kurs kualifikimi profesional. E njëjta situatë është edhe në Greqi.
Ingrid Hamm, drejtore ekzekutive e fondacionit, i kosnideron këto shifra alarmante. “Po krijohte një brez si të thuahs i humbur dhe ekspertët e dinë, se të tilla vragë në hapat e parë të karrierës profesionale janë të pandashme për një kohë të gjatë tek njerëzit dhe pasojat përjetohen shumë më vonë.” Shumë njerëz, që janë të papunë në rininë e tyre, nuk arrijnë më të gjejnë akses si duhet të jetën profesionale. “Krijohet si të thuash një situatë riskante sociale, prej nga ata e kanë të vështirë të dalin.”
Shkaqet kanë të bëjnë me strukturën
Për papunësinë e lartë të të rinjve ka shumë arsye, që nuk kanë të bëjnë vetëm me krizën koniunkturore. “Papunësia tek të rinjtë nuk është një problem i ri, por një problem strukturor. Një situatë të tillë ka pasur edhe para dhjetë vjetësh”, thekson eksperti i tregut të punës pranë Qendrë për Srudimet Ekonomike Europiane Holger Bonin.
Vendet si Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia kanë qenë gjithmonë të prekura. Sipas studimit shkaqet kanë të bëjnë me kuotat e larta të atyre që ndërpresin shkollën, me sistemin e arsimit profesional, që nuk orientohet nga nevojat e tregut të punës si dhe me konfliktet e shumta mes sipërmarrësve dhe sindikatave.
Studiuesit konstatojnë deficite të mëdha në sistemin ersimor. Në Itali qysh nga viti 1995 nuk janë rritur më shpenzimet për sistemin shkollor, ndërkohë që një massë e tillë është marrë në të gjitha vendet e tjera europiane. Në Spanjë një në pesë të rinj lë shkollën pa e mbaruar atë. Ndërkohë që kuota e akademikëve është mjaft e lartë. Një në dy vetë e mbyll ciklin e arsimimit me një diplomë akademike.
Akademikët si shoferë taksie
Fillestarëve në karrierën profesionale u mungon kualifikimi, gjë që e rrit rrezikun e papunësisë. “Këto sisteme arsimore janë të distancuara nga prodhimi, nuk i marrin parasysh nevojat e ndërmarrjeve dhe ky është një rreizk i madh”, thekson Bonin. Sisteme të tilla arsimore “prodhojnë akademikë, por nuk kanë vend epune pë rakademikë.” Në rastin më të mirë kjo çon në punësimin e tyre në një nivel poshtë arsimimit, por kjo ka pasoja “kur akademikut i duhet të bëhet shofer taksie”.
Studieusit kritikojnë gjithashtu rregullat në tregun e punës, prej të cilave në shumë vende europianojugore është krijuar përçarje e tregut të punës. Ndërkohë që të punësuarit efektivë përfitojnë shumë nga ligjet që mbrojnë prej anullimit të kontratave të përhershme të punës, fillestarët punësohen vetëm me kontrata të kufizuara në kohë. Këta të fundi si rrjedhojë vuajnë më shumë prej luahtjeve ekonomike. Të rinjtë gjatë viteve të fundit kanë luajtur rolin e një “amortizatori” në procesin e shkurtimeve të vendeve të punës të kushtëzuar prej recesionit, shkruajnë autorët e studimit.
Kualifikimi profesional në ndërmarrje sipas modelit gjerman
Në Spanjë, Itali dhe Portugali më shumë se gjysma e të punësuarve nën moshën 25 vjeç në vitin 2012 kanë pasur kontrata pune me afat të kufizuar kohor. Ndërkohë që ata mbi 40 vjeç vetëm një në pesë vetë ka qenë i prekur me kontrata të kufizuara pune. Teksa tani në Spanjë po japin efekt masat e para për liberalizimin e ligjit për mbrojtjen nga anullimi i kontratave të përhershme, në Itali e Portugali hapat e parë në këtë drejtim kanë qenë të pasukseshme, tërheqin vëmendjen ekspertët.
Në Spanjë ndërkohë po krijohen edhe qendrat për kualifikimin profesional paralelisht në shkolla profesionale dhe në procesin e punës në ndërmarrje. Shembull për këtë është sistemi dual i arsimit profesional në Gjermani. Rainer Sontoëski, sekretar shteti pranë Ministrisë federale të Ekonomisë konsideron se Gjermania ka detyrim t’i mbështesë me “konsulencë” fqinjët europianë. “Edhe pse në krahasim me vende të tjera tek ne gjendja është e mirë, ne nuk duhet t ëjemi indiferentë ndaj problemeve në shtetet e tjera europiane.”
Sontoëski megjithatë tërheq vëmendjen, që të mos mbivlerësohen mundësitë e veprimit që ka politika. “Politika nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë. por ekonomia sociale e tregut do të thotë edhe që politika e partnerët socialë dueht të ndërmarrin të gjitha përpjekjet, për të realizuar uljen e papunësis ëtek të rinjtë.” Edhe ndërmarrjet gjermane duhet të bëjnë më shumë për kualifikimin profesional të të rinjve në Europën Jugore. Koncerni i prodhimit të pjesëve të këmbimit për automobilë Bosch sivjet do të ofrojë edhe 100 vende të tjera shtesë për kurse kualifikimi profesional për të rinj nga Europa Jugore, prej tyre 50 aplikues janë nga Spanja.
Garancia e BE-së për të rinjtë pa efekt
Sutdiuesit kërkojnë më shumë lëvizje edhe nga sindikatat. Një kualifikim i mirë profesional në ndërmarrje është i kushtueshëm, thekson eksperti Bonin. Në Gjermani ata që i ndjekin këto kurse profesionale një pjes ëtë kostove e marrin vet përsipër duke pranuar një pagë të ulët për periudhën e kohës së punës kualifikuse në ndërmarrje. Sindikatat në Gjermani e kanë pranuar këtë sistem. Në vendet europianolindore në këtë drejtim ka mjaft rezistencë prej sindikatave, që nuk e pranojnë pagën e ulët për fillestarët dhe ata që janë duke mësuar profesionin.
Studieusit nuk parashikojnë ndonjë sukses sa u përket përpjekjeve të Komisionit të BE-së për ta luftuar papunësinë në Europën Jugore përmes të ashtuquajturave garanci për të rinjtë. Ky koncept parashikon, që çdo të riu nën moshën 25 vjeç pas katër muajsh kërkimi të pasukseshëm të një vendi pune, t’i garantohet punë, një kurs kualifikimi profesional ose një vend për praktikë. Për këtë projekt janë planifikuar 21 miliardë euro.
Garancia është një instrument ambicioz, sqaron eksperti Bonin. “Por që ajo të japë efekt, duhet të shihen me kudjes të rinjtë në veçanti, nevojiten struktura edhe në administratë, të cilat të mund ta drejtojnë saktësisht sipas nevojave këtë nismë. E pikërish tnë këtë drejtim çalon puna në vendet europianojugore.”
Kërkohet një bursë euorpiane punësimi
Masat pë rhapjen e vendeve të punës dhe kurset shtetërore për kualifikimin profesional siç ka treguar përvoja nuk janë një urë e sigurtë për të krijuar aksesin në tregun e punës, tërheq vëmendjen presidenti i Qendrës Së Studimeve Ekonomike Europiane, Clemens Fuest. “Vendet duhet të përqendrohen tek instrumentat me destinacion të përcaktuar siç janë kualifikimet profesionale të të rinjve, që nuk kanë arritur të përfudnojnë shkollën.” Përveç kësaj duhet të përmirësohet edhe cilësia e konsulencës profesionale dhe e ndërmjesimit të vendeve të punës.
Afatmesëm është e rëndësishme që të rinjtë të sqarohen më mirë për shanset e punësimit jashtë vendit të tyre si dhe ata të motivohen dhe të mbështeten për të bërë hpat e parë në këtë drejtim. Kushtet ligjore për mobilitetin në ushtrimin e profesionit brenda BE-së janë krijuar. Por ende vazhdon të ketë shumë pengesa praktike siç janë mungesa e njohurive gjuhësore, që e stepin një të ri të pranojë një punë jashtë vendit të vet, thotë ekspeti Holger Bonin. Ai kërkon gjithashtu mundësi më të mira informimi brenda BE-së. “Ne ende nuk kemi një treg transparent europian pune dhe as agjenci pë rndërmjetësimin e vendeve të punës. Ndonëse bëjmë mjaft përpjekje në këtë drejtim dhe jetojmë në epoken e internetit, kjo ende nuk funksionon.”