Kronika
Të shtënat tek parku, shënjestra i dënuar për prostitucion
Policia ka identifikuar shënjestën e sulmit me armë të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.
Ai është shtetasi Nelgert Pata, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni së bashku me babain e tij në vitin 2009.
34-vjeçari është qëlluar vetëm njëherë me pistoletë, por ka arritur të shpëtojë pasi plumbi i ka kaluar pranë veshit, duke u lënduar lehtë.
Policia është vënë në kërkim të shënjestrës së sulmit për ta marrë në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa 2 persona janë shoqëruar në komisariat lidhur me të.
Identifikimi ka ardhur falë kamerave të sigurisë, ndërsa plumbi ka përshkuar xhamin e një dyqani aty pranë, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve.