🌧️
Tiranë 18°C · Shi i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.25 ▼2.49%
ARI 4,330 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,529 ▲ +1.14% ETH $2,695 ▲ +1.02% XRP $1.5472 ▲ +4.71% SOL $117.6500 ▲ +3.26%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.25 ▼2.49 % ARI 4,330 ▲0.74 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.25 ▼2.49 % ARI 4,330 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

TEHERAN – Irani propozon planin shtatëditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

NJU JORK, 25 shtator /ATSH-DPA/- Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës një plan për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Araghchi u tha gazetarëve në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se Irani ka propozuar një plan shtatëditor, raportuan mediat amerikane.

Sipas tij, Irani i ka përcjellë SHBA-së, përmes ndërmjetësve, një propozim që parashikon se, nëse plotësohen disa kushte, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet në fund të ditës së shtatë dhe do të rifillojnë bisedimet mes dy vendeve.

Araghchi nuk tregoi se cilat janë kushtet, por tha se ato nuk janë më shumë se ato për të cilat Irani dhe SHBA-ja kishin rënë dakord në qershor.

Sipas “New York Times” dhe CNN, propozimi iranian iu dorëzua SHBA-së përmes një ndërmjetësi.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN se të dyja palët po zhvillonin diskutime pozitive dhe konstruktive përmes ndërmjetësve.

Përfaqësues të SHBA-së dhe Iranit zhvilluan të martën bisedime në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Këto ishin negociatat e para të drejtpërdrejta mes tyre pas disa muajsh.

Sipas medieve shtetërore iraniane, Araghchi ka përcjellë kushtet e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ndër to janë ndalimi i menjëhershëm i bllokadës detare amerikane pranë brigjeve iraniane, lirimi i pasurive iraniane të ngrira dhe përfundimi i luftës në të gjitha frontet.

Lufta duket gjithnjë e më shumë e bllokuar, pa një përparim të qartë nga asnjëra palë.

Ngushtica e Hormuzit është një kalim shumë i rëndësishëm detar mes Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit.

Nëpër të transportohen sasi të mëdha nafte dhe gazi natyror të lëngshëm, ndaj kontrolli i saj është një nga çështjet kryesore në konfliktin mes Uashingtonit dhe Teheranit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.