Ekonomia

Tekste shkollore falas, Nikolla: Në dispozicion fondi prej 2.2 milionë euro

Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicon një shumë prej 2.2 milionë euro për të mbështetur me tekste falas shumë kategori familjesh shqiptare. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bëri të ditur kategoritë që përfitojnë nga ky vendim i Këshillit të Ministrave.

“Sot ky premtim konsiderohet i mbajtur falë vendimit të këshillit të Ministrave që vë në dispozicon 2.2 milionë euro për të mbështetur me tekste falas dhe më shumë kategori familjesh shqiptare. Prej këtij fondi përfitojnë dhe fëmijët e komunitetit egjiptian, të cilët njësoj si fëmijët e komunitetit rom do të kenë mundësi të marrin librat falas për gjithë kohëzgjatjen e arsimimit më arsimin bazë. Të gjithë ata fëmijë që konsiderohen viktima të trafikimit, apo viktima të mundshme të trafikimit, përfitojnë gjithashtu tekste shkollore falas. Sikundër do të përfitojnë edhe ata fëmijë që vijnë nga familje ku ka një person me aftësi të kufizuar, apo kryefamiljari merr pension invaliditeti. Jemi treguar të kujdesshëm dhe solidarë me fëmijët e punonjësve të policisë të vrarë në krye të detyrës, që krahas bursës së studimit të fitojnë dhe tekstet falas”, bëri të ditur ministrja Lindita Nikolla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button