☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,623 ▲0.56%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,611 ▲0.69%
NAFTA 97.00 ▼6.84%
ARI 3,974 ▲1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,455 ▼ -0.77% ETH $2,270 ▲ +0.12% XRP $1.2500 ▲ +0.06% SOL $93.5200 ▼ -1.22%
S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,611 ▲0.69 % NAFTA 97.00 ▼6.84 % ARI 3,974 ▲1.93 % S&P 500 7,623 ▲0.56 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,611 ▲0.69 % NAFTA 97.00 ▼6.84 % ARI 3,974 ▲1.93 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Izraeli lejon përdorimin e krokodilëve për sigurinë e burgjeve

TEL AVIV, 19 korrik /ATSH – ANSA/ – Ministrja izraelite për Mbrojtjen e Mjedisit, Idit Silman, ka riklasifikuar krokodilët nga kategoria e kafshëve të egra në atë të “faunës së egër të rritur në robëri”, duke hapur rrugën që ata të përdoren për qëllime sigurie, përfshirë parandalimin e arratisjeve nga burgjet.

Vendimi mbështet propozimin e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, i cili ka sugjeruar që burgjet ku mbahen të burgosur palestinezë të rrethohen me krokodilë.

Ai është frymëzuar nga qendra e ndalimit për emigrantët në Florida, e njohur si “Alligator Alcatraz”.

“Po mendoni të arratiseni? Mendohuni edhe një herë”, shkroi Ben Gvir në Facebook, duke publikuar një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale ku ai shfaqej me një krokodil në zinxhir.

Sipas televizionit izraelit Channel 13, Autoriteti i Natyrës dhe Parqeve të Izraelit e kundërshtoi këtë nismë, pasi riklasifikimi ua kalon mbikëqyrjen e krokodilëve institucioneve të sigurisë. Në këtë kategori përfshihet edhe Shërbimi Penitenciar i Izraelit, i drejtuar nga Ben Gvir.

Rregullorja, e cila ka hyrë në fuqi, lejon rritjen e krokodilëve të Nilit vetëm nga institucione të sigurisë dhe vetëm nëse merren masa për të parandaluar daljen e tyre në natyrë, si dhe pasi ministri i Mbrojtjes së Mjedisit të vlerësojë se mbajtja e tyre është e nevojshme për arsye sigurie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.