🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,599 ▲1.46%
DOW 53,086 ▲1.15%
NASDAQ 25,923 ▲2.16%
NAFTA 80.05 ▼5.46%
ARI 4,092 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,942 ▲ +0.97% ETH $1,870 ▲ +0.04% XRP $1.0821 ▼ -0.04% SOL $73.7200 ▲ +0.48%
S&P 500 7,599 ▲1.46 % DOW 53,086 ▲1.15 % NASDAQ 25,923 ▲2.16 % NAFTA 80.05 ▼5.46 % ARI 4,092 ▼0.37 % S&P 500 7,599 ▲1.46 % DOW 53,086 ▲1.15 % NASDAQ 25,923 ▲2.16 % NAFTA 80.05 ▼5.46 % ARI 4,092 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Izraeli refuzon të tërheqë trupat nga Gaza dhe të ndalojë sulmet

TEL AVIV, 3 gusht /ATSH-DPA/- Izraeli nuk ka ndërmend të tërheqë trupat nga Rripi i Gazës dhe as të ndalojë operacionet ushtarake, deklaroi sot një zyrtar i lartë i qeverisë izraelite.

Sipas tij, ushtria izraelite do të vazhdojë të qëndrojë në pozicionet aktuale në Gaza dhe të kryejë operacione, për të eliminuar çdo kërcënim ndaj qytetarëve dhe ushtarëve izraelitë.

Deklarata vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi javën e kaluar se, ishte arritur një marrëveshje për çarmatimin e Hamasit.

Sipas planit të mbështetur nga administrata amerikane, Hamasi do t’ia dorëzonte armët një administrate kalimtare palestineze.

Megjithatë, Hamasi ka bërë të ditur se zbatimi i këtij plani, varet nga ndalimi i operacioneve ushtarake izraelite në Gaza.

Grupi ka deklaruar gjithashtu se do të dorëzojë armët e rënda, vetëm nëse Izraeli tërheq plotësisht trupat nga Gaza dhe krijohet një shtet palestinez.

Plani parashikon ndërprerjen e luftimeve, marrjen e administrimit të Gazës nga një administratë kalimtare palestineze, e mbështetur nga një forcë ndërkombëtare, çaktivizimin e tuneleve, mbylljen e depove dhe objekteve të prodhimit të armëve, si dhe mbikëqyrje ndërkombëtare gjatë procesit.

Megjithatë, Izraeli ka përsëritur se nuk do të tërheqë trupat nga Gaza, derisa Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht, duke kundërshtuar çdo plan që parashikon ruajtjen e armëve brenda territorit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.