🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,781 ▼0.49%
DOW 51,061 ▼0.89%
NASDAQ 27,417 ▼0.66%
NAFTA 90.43 ▲1.11%
ARI 4,115 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,152 ▼ -3.62% ETH $2,558 ▼ -5.81% XRP $1.4282 ▼ -5.64% SOL $115.8600 ▼ -4.13%
S&P 500 7,781 ▼0.49 % DOW 51,061 ▼0.89 % NASDAQ 27,417 ▼0.66 % NAFTA 90.43 ▲1.11 % ARI 4,115 ▼1.72 % S&P 500 7,781 ▼0.49 % DOW 51,061 ▼0.89 % NASDAQ 27,417 ▼0.66 % NAFTA 90.43 ▲1.11 % ARI 4,115 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Ushtria izraelite: Rreth 100 mijë objektiva të goditura që nga 7 tetori 2023

TEL AVIV, 7 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka goditur rreth 100 mijë objektiva ushtarake në rajon gjatë tre viteve që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, raportoi sot radioja izraelite të mërkurën, duke iu referuar të dhënave të ushtrisë.

Sipas raportit, nga këto sulme 65 mijë janë kryer në Rripin e Gazës; 28 mijë në Liban dhe Siri dhe 4 500 në Iran.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se gjatë tre viteve të fundit 970 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën gjatë shërbimit ushtarak.

Në sulmin e 7 tetorit 2023, rreth 1 200 njerëz u vranë dhe 251 persona u morën peng dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Sipas shifrave të Izraelit, gjatë sulmit në territorin izraelit hynë rreth 6 000 luftëtarë të Hamasit dhe të grupeve të tjera ekstremiste.

Sipas autoritetit shëndetësor në Gaza, i cili kontrollohet nga Hamasi, më shumë se 74 000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë luftës që pasoi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha dje se nga rreth 6 000 luftëtarët që, sipas Izraelit, morën pjesë në sulmin e 7 tetorit, rreth 4 000 janë vrarë deri tani.

Katz tha gjithashtu se ushtria izraelite është urdhëruar të vazhdojë të ndjekë dhe të vrasë edhe rreth 2 000 luftëtarët e mbetur. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.