Telefonata Biden-Putin. Heshtje nga Shtëpia e Bardhë
“Presidentët do të vendosin vetë se sa do të zgjasë biseda”, tha ai.
Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë ende komente rreth këtij njoftimi.
Një zyrtar amerikan i tha agjecisë së lajmeve ‘Reuters’ të shtunën, se Presidenti Biden dëshiron të diskutojë rreth shqetësimeve të Uashingtonit mbi rritjen e pranisë ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, si dhe çështje të stabilitetin strategjik, kibernetik e çështje rajonale.
Udhëheqësit e dy vendeve nuk kanë zhvilluar një bisedë mes tyre që nga muaji korrik, kur zoti Biden i kërkoi zotit Putin të ndalë bandat e hakerëve kriminalë me bazë në Rusi, që kanë orkestruar sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur infrastrukturën e tyre jetike, nga çdo sulm i tillë.
Rusia këmbëngul që Uashigtoni të garantojë që Ukraina nuk do të pranohet në NATO. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, e bëri të qartë javën e kaluar se Rusia nuk ka asnjë rol në planet e zgjerimit me vendet e tjera.