🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 69.03 ▲0.7%
ARI 4,156 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,882 ▲ +0.48% ETH $1,793 ▲ +0.43% XRP $1.1407 ▼ -0.93% SOL $81.9300 ▲ +0.6%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.03 ▲0.7 % ARI 4,156 ▼0.28 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 69.03 ▲0.7 % ARI 4,156 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Kosova

Kurti: Serbia është problemi më i madh i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se Kosova nuk ka problem më të madh se ai i raportit me Serbinë.
Shefi i ekzekutivit kosovar në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” la thënë se  “Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta mendojë e as ta pranojë Kosovën si shtet të barabartë dhe fqinj”, ka thënë Kurti,.Ai e ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore edhe ndaj shteteve tjera të dala nga ish-Jugosllavia, ndërsa e ka krahasuar me Rusinë.

“Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor sikur Rusia me fqinjët e saj: entitetin e Republikës Serbe në Bosnjë tenton ta shndërrojë në Bjellorusi, ndërsa Malin e Zi në Ukrainë.”“Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian – Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, e madje as Maqedoninë e Veriut. Përkundrazi, këto shtete i konsideron si të përkohshme dhe me të gjitha kapacitetet e veta angazhohet ta shkatërrojë shtetësinë e tyre”, ka thënë Kurti.Ai po ashtu qartësoi se nuk do të ketë themelim të Asociacionit të Komunave Serbe, meqë sipas tij, është në kundërshtim me nenin 23 të Kushtetutës së Kosovës.

“Një krijesë të tillë e kemi në Bosnjë dhe Hercegovinë: quhet Republika Srpska, është ndërtuar në Dayton dhe i shërben Beogradit e jo serbëve. Pra, Beogradi e do një krijesë të njëjtë edhe në Kosovë”.

Ndërkohë, ka ripërsëritur qëndrimin kundër projektit të “Ballkanit të Hapur”.

“’Ballkani i Hapur’ më shumë i ngjan një Ballkani që është i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçmas nga Federata Ruse dhe Kina, i hapur për autokraci, korrupsion, krime lufte… Gjithçka kundër vlerave evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit”. Kurti nuk i është përgjigjur pyetjes nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kuptohet më mirë se ai me presidentin e Serbisë, Alekandar Vuçiqin, por ka përmendur mbledhjen e fundit të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe nënshkrimin e 13 marrëveshjeve të reja midis tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.