Kronika

Temperaturat e larta: Zjarret, vatra të reja në veri e jug

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të mbajë nën vëzhgim nga afër, përmes specialistëve të saj në qarqe, situatën e zjarreve.
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar vatra zjarri në 5 qarqe të vendit, ku forcat zjarrfikëse së bashku me ato të pyjores dhe pushtetin vendor kanë ndërhyrë për të vendosur flakët nën kontroll.

Qarku Dibër – Vatra e zjarrit në fshatin Patin, Klos, është riaktivizuar gjatë mesditës. Edhe pse terreni është shumë i vështirë forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mjete për të shuar flakët.
Nga flakët rrezikohen dy banesa të braktisura që ndodhen në zonë. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 40 forca ushtarake ndërsa është nisur edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri.

Qarku Shkodër – Në Shegan të Malësisë së Madhe zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. 3 makina zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët.

Qarku Elbasan – Në fshatin Fanjë, Përrenjaz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset nga Librazhdi dhe po punojnë për të shuar flakët.

Qarku Vlorë – Në fshatin Mavrovë, Selenicë, zjarri i rënë në mesditë vijon. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërsa në fshatin Vodicë zjarri ka prekur një sipërfaqe me shkurre. Për shkak të terrenit malor zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar flakët.

Qarku Gjirokastër – Në fshatin Goricë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button