Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Cërrik (VIDEO)
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë bërë që Shërbimi Zjarrfikës i Cërrikut të ndërmarrë një nismë për freskimin e qytetit.
Përmes mjeteve zjarrfikëse, efektivët kanë spërkatur me ujë disa nga rrugët dhe hapësirat publike më të frekuentuara, me qëllim uljen e temperaturave dhe lehtësimin e kushteve për qytetarët gjatë orëve të pikut të vapës.
Nisma synon të zbusë efektet e të nxehtit ekstrem, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë mesditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.