🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,044 ▲ +0.41% ETH $1,921 ▲ +0.52% XRP $1.0420 ▲ +2.22% SOL $76.1200 ▲ +3.64%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Temperaturat ekstreme, Xhemaili: Siguria e punëtorëve duhet të jetë prioritet

Temperaturat e larta po vështirësojnë punën për ata që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në ambiente të hapura. Vala e të nxehtit rrit rrezikun për shëndetin e punëtorëve, veçanërisht në ndërtim, bujqësi dhe sektorë të tjerë të ekspozuar ndaj diellit.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka bërë apel për respektimin e masave për mbrojtjen e punëtorëve nga i nxehti ekstrem.“Në drejtim të përballjes me temperaturat e larta të paralajmëruara, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon nga punëdhënësit t’i respektojnë masat për siguri dhe shëndet në punë, ta zvogëlojnë dhe ta ndalojnë punën në ambiente të hapura për punëtorët gjatë pjesëve më të nxehta të ditës, si dhe t’i sigurojnë të gjitha mjetet dhe masat për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve në këto kushte. Është e nevojshme të respektohen masat e mbrojtjes dhe kujdesit gjatë temperaturave të larta të ambientit, për të cilat tashmë ka publikuar rekomandime Instituti i Shëndetit Publik”, – alarmojnë nga LSM.

Njohësi i sektorit të ndërtimit dhe avokat, Liridon Xhemaili, thekson se, edhe pse vera është periudha më intensive për punimet ndërtimore, temperaturat e larta kërkojnë masa shtesë për sigurinë dhe mbrojtjen e punëtorëve.”Edhe pse puna në sektorin e ndërtimit është më intensive gjatë periudhës kur kushtet e motit janë më të favorshme, temperaturat e larta kërkojnë kujdes të shtuar për punëtorët që punojnë në ambiente të hapura, veçanërisht për ata që kanë probleme shëndetësore. Besoj se çdo kompani serioze i ka parasysh këto rrethana dhe duhet t’i respektojë rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve.” – u shpreh Liridon Xhemaili, njohës i sektorit të ndërtimit.

Për shkak të temperaturave të larta, Instituti i Shëndetit Publik u bëri apel qytetarëve të ndërmarrin masa për mbrojtje nga vala e të nxehtit.Rreziku më i madh nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe diellit është në periudhën prej orës 11:00 deri në 17:00. /TVM2

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.