☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,755 ▼0.4%
DOW 53,493 ▼0.45%
NASDAQ 26,659 ▼0.26%
NAFTA 84.29 ▲2.29%
ARI 4,463 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,340 ▲ +1.89% ETH $1,908 ▲ +1.14% XRP $1.0011 ▲ +0.09% SOL $75.8400 ▲ +0.8%
S&P 500 7,755 ▼0.4 % DOW 53,493 ▼0.45 % NASDAQ 26,659 ▼0.26 % NAFTA 84.29 ▲2.29 % ARI 4,463 ▲0.58 % S&P 500 7,755 ▼0.4 % DOW 53,493 ▼0.45 % NASDAQ 26,659 ▼0.26 % NAFTA 84.29 ▲2.29 % ARI 4,463 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

Temperaturat në rritje gjatë fundjavës, IHK jep parashikimin për dy ditët

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se fundjava do të karakterizohet nga mot relativisht i këndshëm, me temperatura në rritje dhe kushte të favorshme për aktivitete në natyrë, sidomos gjatë ditës së shtunë.

IHK njofton se për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë ndërmjet 20 dhe 23°C.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s.

Instituti tutje njofton se reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë ditës së djeshme kanë pasur ndikim shumë pozitiv në mjedis dhe në sektorë të ndryshëm të jetës.

Këto reshje kanë përmirësuar lagështinë e tokës, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, kanë ndikuar në uljen e përqendrimit të ndotësve në atmosferë dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe kanë kontribuar në shtimin e rezervave ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore, të rëndësishme për furnizimin e popullsisë me ujë dhe për ekosistemet natyrore.

Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i moderuar deri i lartë.

“Prandaj, rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht të dielën nga ora 10:00 deri në 16:00, për të reduktuar rrezikun nga rrezatimi ultraviolet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.