Tempus ELISAA-Konvertimi i biomasës së pyjeve në biokarburant
Bota akademike e inxhinierisë po sheh me insteres se si të zhvillojë kërkimin shkencor në të ardhme për konvertimin e biomasës së pyjeve dhe mbetjeve të kulturave bujqësore në biokarburante, duke e quajtuar atë si “energjia e të ardhmes”, me pak kosto dhe pa ndotje.
Akademikët nga Universitet shqiptare, të Italisë, Autrisë Polonisë, po kontribuojnë përmes kurseve të formimit falas, në formimin e të rinjve me njohuritë për konvertimin e biomasës, si sfidat e së ardhmes për prodhimin e biokarburanteve.
Përmes projektit Tempus ELISAA – “E-learning Innovation and Sustainable Albanian Agriculture”, që ka nisur zbatimin e tij në vitin 2012 dhe parashikohet të përfundojë në vjeshtën e vitit 2015, në bashkëpunim me 14 partnerët evropianë dhe shqiptarë, po zhvillohen veprimtari dhe aktivitete të ndryshme që i shërbejnë zhvillimit të kërkimit shkencor mbi biomasën në vendin tonë.
Një nga objektivat e projektit ELISAA, i cili financohet nga Programi Europian EACEA (Education, Audiovisual and Culture Executive Agency) -“Tempus”, është formimi i aftësive dhe njohjes së profesioneve të reja, si rezultat i zhvillimit Agro-Industrial në Shqipëri, nëpërmjet një Kursi (free) Specializimi (online), i përqëndruar në mundësitë e reja të konvertimit të biomasës pyjore dhe të mbetjeve bujqësore në biokarburant.
Për më shumë se një vit projekti ka mundësuar, në bashkëpunim me Universitetet shqiptare partnere Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin Fan Noli të Korçës organizimin e kurseve të trajnimit me tematika në lëmin e energjive të rinovueshme nga biomasa.
Objektivi i këtyre botimeve është krijimi i një udhërrëfyesi praktik dhe të thjeshtë përmes studimeve, analizave dhe kërkimeve shkencore, për mundësitë e zhvillimit të sektorit të bioenergjisë me qëllim krijimin e bazave të përbashkëta teknike për të gjitha aspektet që karakterizojnë efektivitetin e industrisë dhe impaktin e saj në mjedisin vendas.
Adriana Karakashi, drejtuese e Unioncamere Puglia në Tiranë, shpehet se në kuadër të kësaj nisme, aktivitetet për sensibilizimin e publikur përmes shpërndarjes së informacionit, botimeve përkatëse, broshurave mbi këtë çështje kanë nisur që në muajin shtator të vitit 2014. Sipas saj, proçedura e regjistrimit në kurset e formimit kryhet ne faqenwww.elisaatempus.com. Ndersa ka një interes në rritje të personave të interesuar për të ndjekur leksionet online. Leksionet mbahen nga profesore të Universiteteve të vendeve partnere në këtë projekt dhe janë programuara të mbahen të ndara në module të ndryshme konkretisht:
Moduli: Implementimi i teorisë për një ekonomi të qendrueshme, që përmbledh 30 orë leksione dhe drejtohet nga Universiteti i Barit, Itali (UNIBA) dhe Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesiti Vienës, Austri (WU) . Ky modul prezanton teorinë më të re për një ekonomi të qëndrueshme, per ekologjinë industriale dhe atë bujqësore. Një hapësirë e posaçme idedikohet kritereve të menaxhimit të cilësisë për iniciativat e politikëbërjes në sektorin e bujqësisë.
Moduli 2: Konteksi i bujqësisë evropiane: legjislacioni i zbatueshëm dhe aspektet territoriale i cili përmbledh 20 orë leksione, drejtohet nga Universiteti i Barit, Itali (UNIBA), Universiteti Fan Nolii Korçës (Shqipëri), Universiteti Maria Curie-Sklodowska (Poloni). Moduli prezanton objektivat e politikave të EU-së në sektorin e bujqësisë: ndërhyrjet dhe kontrollin legjislativ, si dhe statusin e tanishëm të gjitha masave të marra nga Shqipëria për zhvillimin e bujqësisë.
Moduli 3: Prezantimi teknikave të përgjithshme e të përbashkëta të biokarurantit. i cili përmbledh 240 orë leksione, drejtohet nga Universiteti i Barit, Itali (UNIBA), Universiteti Bujqësori Tiranës (UBT), Universiteti Fan Noli, Korçë (UNKO), Universiteti i Ekonomisë dheBiznesit, Vienë, Austri (WU) dhe Universiteti i Maria Curie-Sklodowska Poloni. Ky modul përcakton zinxhirin e mundshëm të biokarburantit në Shqipëri, teknologjitë e nevojshme dhe impaktet e tyre mjedisore.
Moduli 4: Zhvillimi i menaxhimit të tregut të zinxhirit të biokarburanteve në Shqipëri i cili përmbledh 30 orë leksione drejtohet nga Universiteti i Barit, Itali (UNIBA), dheUniversiteti i Maria Curie-Sklodowska Poloni. Ky është një modul interaktiv i strukturuar për nxitjen e kreativitetit të studentëve për të mundësuar, një parashikim ne lidhje me zhvillimin dhe menaxhimin e sipërmarrjeve ne fushën e biokarburanteve në Shqipëri, me skenarët e mundshëm për një bujqësi konkurruese dhe të qëndrueshme në vend, dhe kërkime shkencore të vazhdueshme për njohuritë në lidhje me biokarburantet.
Ndërkohë në fund të muajit janar në Tiranë, pranë Hotel Rogner u organizua një aktivitet mbarëkombëtar i shpërndarjes së materialeve informative të këtij Projektit me pjesëmarrjen e rreth 70 kompani shqiptare. Të gjitha kompanitë patën mundësinë të njihen nga afër me aktivitetet e projektit ELISAA, objektivat, qëllimet e projektitsidhe rëndësinë e kurseve të trajnimit. Në këtë aktivitet një ditor u realizua shpërndarja e teksteve, botuar me mbështetjen e Komisionit Evropian, me titull “Bioenergjia: Teknikat dhe prespektiva në të ardhmen” si edhe “Krahasimi për zhvillimin dhe shtrirjen e sektorit të Bioenergjisë në Shqipëri, Austri, Itali dhe Poloni”.
Projekti Tempus ELISAA i drejtohet të gjithë atyre që janë të interesuar për zhvillimin e qëndrueshëm të zinxhirit të furnizimit me bioenergji dhe përgatitjen e planeve operative aktive në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe synon të kapë në kohë zhvillimet teknologjike shkencore të kësaj fushe.