Ten Hag: Treshja e Madridit përhapi “kluturë toksike” në Manchester!
Ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka akuzuar drejtuesit e klubit se kanë nxitur një “kulturë toksike”.
Ten Hag, i cili u shkarkua në tetor të vitit 2024, ka shprehur hapur mendimin e tij rreth ish-punëdhënësve në një intervistë të re për “The Athletic”, duke akuzuar ata u kanë dhënë lojtarëve më shumë pushtet sesa duhet.
Gjatë dy viteve në krye të ekipit, 56-vjeçari pati disa përplasje të forta me lojtarë të ndryshëm, përfshirë emra si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford.
“Pra, ata (klubi) po vazhdojnë kulturën toksike, ata e ushqejnë atë, u japin pushtet lojtarëve”, tha Ten Hag për ‘The Athletic’.
“Rashford-i është një lojtar i jashtëzakonshëm, nëse e ka mendësinë e duhur. Unë gjithmonë kam shfaqur besim tek ai, e kam aktivizuar në lojë. Por, kur shfaqen standarde të tilla, ndonjëherë duhet të bëhen korrigjime”.
Përplasja më e bujshme e Ten Hagut ishte ajo me Ronaldon, i cili, në një intervistë me Piers Morganin në nëntor të vitit 2022, deklaroi se nuk kishte “asnjë respekt” për trajnerin, i cili provokoi largimin e sulmuesit portugez.
Sa i përket ndikimit të Ronaldos në dhomën e zhveshjes, Ten Hag u shpreh: “Lojtarët duhet të marrin përgjegjësi; ata kanë një përgjegjësi të madhe. Për disa, futbolli nuk është prioriteti kryesor. Dhe për disa të tjerë, as United nuk ishte prioriteti kryesor”.
Pavarësisht se refuzoi të komentonte mbi situatën e Martinezit, Ten Hag akuzoi grupin që vinte nga Real Madridi, në të cilin bënin pjesë Ronaldo, Raphael Varane dhe Casemiro, se kishte krijuar një çekuilibër në marrëdhëniet e fuqisë.
“Mund të them se, sipas mendimit tim, pikërisht këtë solli ‘lidhja me Madridin’ prej ku u transferuan disa lojtarë, të cilët kishin shumë ndikim dhe dëshironin të vendosin vetë”, u shpreh holandezi. “Për mendimin tim, kjo nuk i përshtatej fazës në të cilën ndodhej Unitedi. Drejtuesit kërkonin një futboll sulmues e dinamik, ndërsa këta lojtarë donin të luanin në një mënyrë që u shkonte për shtat atyre vetë”, tha Ten Hag. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.