⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,588 ▼ -1.03% ETH $2,434 ▼ -1.55% XRP $1.3056 ▼ -2.76% SOL $104.4800 ▼ -1.71%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

Tentoi të vrasë fqinjin me kosore për motive pronësie, arrestohet 62-vjeçari në Peqin, i dëmtuari te Trauma!

Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Peqin, pasi dyshohet se tentoi të vriste me kosore fqinjin e tij, për motive pronësie.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kodras, ku shtetasi I. H. dyshohet se goditi me kosore 52-vjeçarin A. D. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tentoi të vriste fqinjin me kosore, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kodras një shtetas ishte goditur me kosore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin I. H., 62 vjeç, banues në fshatin Kodras, Peqin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 62 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 62-vjeçari ka tentuar të vrasë me kosore fqinjin e tij, shtetasin A. D., 52 vjeç, për motive pronësie.

52-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.