Politika

Tërheqja e grave, Berati i PD si Lezha e PS; Basha qëndrime të ndryshme

Tërheqja e Juvina Janit dhe Monika Qoses nga e drejta që u njeh ligji për të marrë mandatin e deputetit të partisë demokratike në Berat, duke i hapur rrugën biznesmenit Astrit Veliaj, riktheu në vëmendje rastin e Lezhës në legjislaturën e shkuar.

Edhe atëhere gratë socialiste u spostuan për t’i hapur rrugë Arben Ndokës që të bëhej deputet. Gratë e listës socialiste deklaruan se me vullnetin e tyre të lirë dhe për arsyet personale nuk e pranonin mandatin e deputetit. Por në atë kohë Lulzim Basha nuk besonte se ato kishin vepruar me vullnet të lirë.

“Katër gra socialiste u detyruan të japin dorëheqje nga mandati i deputetit, nën kërcënimin e dhunës më të egër që ka miratimin e bekimin e Edi Ramës. Kjo është një ditë e zezë për Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh Lulzim Basha më 23 janar 2014.

Sot që e njëjta situatë ndodh në listën e demokratëve, Lulzim Basha refuzon ngjashmëritë.

“Sepse Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion, ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet nga asnjë kandidat, kushdo qoftë deputeti i ardhshëm”, u shpreh Basha një ditë më parë.

I akuzuar vazhdimisht nga demokratët, Arben Ndoka u largua pa filluar zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. Për Astrit Veliajn askush nuk ka formuluar akuza të çfarëdolloji. Ai është biznesmen, që njësoj Arben Ndoka, po respekton formalisht Kodin Zgjedhor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button