☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,017 ▲ +1.72% ETH $2,099 ▲ +2.8% XRP $1.3397 ▲ +0.67% SOL $82.8500 ▼ -0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tërheqja e investitorëve të rëndësishëm italianë, sfidë për 2018-n

Sfidë për diplomacinë shqiptare në Romë për vitin 2018, mbetet afrimi i investitorëve të rëndësishëm italianë, në mënyrë që marrëdhëniet ekonomike t’i përgjigjen nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike mes dy vendeve.

Përmes një video-mesazhi, ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri uroi gjithë shqiptarët me rastin e festave të fundvitit, ndërsa u ndal edhe në zhvillimet kryesore që u shënuan mes dy vendeve gjatë vitit 2017 dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

Fundi i një viti është një rast për të bërë një bilanc për të vështruar përpara, tha Bitri, ndërsa vlerëson se në fund të 2017-s mund të themi pa hezitim se po mbyllim një vit gjatë së cilit marrëdhëniet e shkëlqyera politike, të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë u forcuan edhe më shumë dhe të dyja vendet ndjehen edhe më afër.

“Vizitat e nivelit të lartë të presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë në Romë këtë vjeshtë, si dhe shkëmbimet e shumta në të gjitha nivelet mes dy vendeve e provojnë këtë më së miri. Po ashtu marrëdhëniet intensive ekonomike kanë avancuar më tej sikurse ecën përpara marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Sfidat e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit i kemi përballuar me seriozitet dhe përgjegjshmëri. Ndërsa marrëdhëniet tona kulturore urë solide e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë kanë shënuar kapituj të rinj”, tha ambasadorja Bitri.

2017-a, vijoi Bitri, ishte gjithashtu viti kur ne u gjendëm më pranë komunitetit të madh të emigrantëve shqiptar në Itali, i cili pas Samitit të Diasporës besoj se po e ndjen më afër praninë dhe asistencën e shtetit shqiptar. E-konsullata dhe platforma e shërbimit konsullor online e dëshmojnë këtë, shtoi Bitri.

Ambasada, sipas saj,  ka qenë dhe mbetet dera e hapur për shqiptarët e Italisë.

Ambasadorja shqiptare në Romë theksoi se “detyra dhe sfida të reja na presin në 2018”. “Do të punojmë që marrëdhëniet ekonomike t’i përgjigjen nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike, duke afruar investitorë të rëndësishëm italianë”, tha ajo.

“Shpresojmë që turistët italianë që kanë zbuluar Shqipërinë të jenë më të shumtë këtë vit të ardhshëm. Si fqinjë të mirë, aleatë të ngushtë dhe partner luajalë ne do të avancojmë marrëdhëniet e shkëlqyera në planin bilateral dhe multilateral në interes të popujve tanë”, tha ambasadorja Bitri.

Italia, theksoi ajo, do të vazhdojë të jetë avokatja dhe mbështetësja e fortë e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, stacioni më i afërt i së cilës është hapja e negociatave të anëtarësimit për në Bashkimin Evropian.

Po ashtu në kuadër të Vitit të Skënderbeut, ambasadorja u shpreh se do të  ketë një kalendar të ngjeshur aktivitetesh. “Festimet e këtij viti do të na çojnë kudo ku ka shqiptarë, duke filluar nga komuniteti ynë arbëreshë që prej më shumë se 5 shekujsh jeton me kujtimin e heroit tonë kombëtar”, theksoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.