☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,608 ▲0.39%
DOW 46,649 ▲0.31%
NASDAQ 21,984 ▲0.48%
NAFTA 112.81 ▲1.14%
ARI 4,677 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,684 ▲ +3.51% ETH $2,141 ▲ +3.94% XRP $1.3389 ▲ +2.96% SOL $81.7100 ▲ +2.52%
S&P 500 6,608 ▲0.39 % DOW 46,649 ▲0.31 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,677 ▼0.07 % S&P 500 6,608 ▲0.39 % DOW 46,649 ▲0.31 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,677 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Tërmeti financiar, bursat në pikiatë pas largimit të Anglisë nga BE

Europa është në shok pas numërimit të votave në 360 nga 382 zona elektorale, ku kryeson qartazi me fushata “Leave”-me, duke mos lënë vend për shpresë e për dyshime.

Ishin profetizuar pasoja nga një shkëputja e njërit prej vendeve më të mëdha e të rëndësishme anëtare të bllokut europian, dhe ato nuk vonuan të mbërrijnë.

Paundi britanik ra nën 1,33 dollarë duke mbërritur vlerën më të ulët prej 30 vjetësh, ndërsa euro ka rënien më të madhe që prej marsit.

Nikkei japonez rrëshqiti dhe ai me 8 p?rqind. Ajo që për liderin e UKIP-it, Nigel Farage ishte vota e ditës së pavarësisë, për tregjet globale ishte tërmet.

Bursat janë përfshirë nga paniku dhe ekspertët frenohen të bëjnë parashikime. Luhatshmëria ishte aq e lartë këtë mëngjes sa bursa e Milanos, siç thotë “Corriere Della Sera”, pezulloi veprimet për më shumë se njëçerek ore.

Kjo nuk kishte ndodhur që nga shtatori i 2008-ës kur falimentoi “Lehman Brothers”. Të tatëpjetën ka marrë dhe bursa e Frankfurtit që u çel në -9,94%, Parisi ishte në rënie me 7%, Londra vetë 8%.

Konfirmohen kështu parashikimet e lëkundjeve të fuqishme që do të sillte në tregjet financiare skenari i Brexit-it, aq frikësues për shumë liderë të bllokut europian.

Shpresat tani varen tek rrjeta e mbrojtjes e premtuar nga bankat qendrore. Guvernatori i Bankës së Japonisë “Haruhiko Kuroda”, sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo”, ka garantuar se institucioni që drejton do të bashkëpunojë ngushtë me bankat e tjera qëndrore për të rikthyer stabilitetin në tregje.

E përgatitur duket ishte për këtë situatë dhe Banka e Anglisë, e cila është në kontakte të ngushta me Ministrinë e Thesarit e Autoritetet e tjera të mbretërisë së bashkuar me të cilët po monitoron me kujdes çdo zhvillim.

Gjatë një deklarate televizive, guvernatori i saj Mark Carney pohoi se institucioni financiare nuk do të ngurrojë të marrë masa shtesë në këtë situatë jashtë të zakonshmes e shprehet i gatshëm të garantojë për këtë qëllim fonde shtesë prej 250 miliardë paundësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.