Ekonomia

Tetor -AAB: Kreditë me probleme, në nivelin 20.4%

Shoqata Shqiptare e Bankave, (AAB) bëri të ditur se, niveli i kredive me probleme në fund të muajit tetor 2015, u ul në nivelin 20.4%, nga 20.6% që ishte në muajit shtator 2015.

Stoku i kredive me probleme në fund të tetorit ishte rreth 119.2 miliardë lekë, nga 120 miliardë lekë që ishte në fund të shtatorit.

Sipas AAB-s, krahasuar me një vit më parë, në vlerë absolute, kreditë me probleme janë ulur me mbi 15%. Ulja e kredive me probleme ka ndihmuar në përmirësimin e performancës financiare të bankave.

Fitimi progresiv i sistemit bankar për 10-mujorin ka prekur vlerën e 13.5 miliardë lekëve, në rritje të mëtejshme nga vlera e 11.6 miliardë lekëve e 9-mujorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button