Ekonomia

Tetor- Administrata dognore arkëton 15 milionë dollarë më shumë

dogana2-526x350Administrata doganore arkëtoi në muajin tetor 14.815 miliardë lekë nga 14.800 miliardë lekë te planifikuara.
“Administrata e re Doganore tashmë krahasohet me vetveten e saj në performancën e mirëadministrimit fiskal duke arkëtuar në tetorin e këtij viti 1 miliardë e 560 milionë lekë ose 15 milionë dollarë më shumë se Tetori i vitit të kaluar, muaj në të cilin u mor drejtimi i kësaj administrate nga qeveria e re”, bëjnë të ditur burimet zyrtare.
Vetëm gjatë muajit Tetor në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal dhe kontrabandës janë zbuluar dhe ndëshkuar ndër të tjera 14 raste kontrabande me një vlerë prej 12 milionë lekë  në pikat doganore kryesore si Kavavijë, Tiranë, Shkodër, Qafë-Botë etj. Rastet e konstatuara, bëhet e ditur se  janë referuar në Prokurori.
Rritja e të ardhurave ka qënë e qëndrueshme dhe me trend progres në të gjithë 13 mujorin e drejtimit të ri (Tetor 2013 – Tetor 2014) duke mbledhur 20.5 miliardë lekë ose 200 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë paraardhëse, me një rritje prej 14 %.
 Rritja eshte pasqyruar në vjeljen e TVSH-së ku të ardhurat rezultojnë 106.05 miliard lekë, ose 10.8 miliard lekë më të larta ose 11.4 % më të larta në 13-mujorin e fundit krahasuar me të njëjtën periudhe paraardhëse ku u arkëtuan 95.20 miliard lekë. Po kështu, edhe të ardhurat nga akciza llogariten 27.2% më të larta duke u arkëtuar në buxhet gjatë 13 mujorit të fundit 46.86 miliard lekë nga 36.83 miliard lekë që u arkëtuan 13 mujorin paraardhës.
“Këto rezultate nuk janë një rastësi, por një trend i vazhdueshëm ardhur si pasojë e mirëadministrimit, luftës kundër evazionit fiskal dhe trafiqeve të paligjshme. Ky trend do të karakterizojë Administratën Doganore edhe në muajt në vazhdim”, thanë burimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button