Maqedonia
Tetova, shënon rekord të grimcave PM10 për ajër më të ndotur
Ajri edhe sot është i ndotur në Tetovë, Shkup, Manastir dhe Kavadar. Koncentrimet e grimcave PM10 të matura gjatë natës në stacionet e matjes në këto qytete lëvizin prej 264 deri 973 mikogram në një metër kub, njofton Telegrafi.
Ajri më i ndotur është në Tetovë, ku disa orë koncentrimet nuk u ulën nën 900 mikogram, ndërsa matja maksimale është 973 mikogram.
Në Manastir ka arritur 577 mikogram, në Shkup ajri më i ndotur mbrëmë ka qenë në Lisiç edhe atë me 823 mikogram, Qendër 676, Karposh 498 dhe Gazi Babë 446.