⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,732 ▼ -0.05% ETH $2,234 ▲ +0.1% XRP $1.1590 ▼ -3% SOL $89.5300 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Teuta-Tirana në RTSH 24, Shehi: Duam maksimumin, nuk më intereson çfarë bëjnë të tjerët

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të transfertës kundër Teutës, që do të luhet nesër në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 24. Tekniku vlerëson kundërshtarin, por thekson se për vetë pozicionin ku është Tirana, bardheblutë kërkojnë maksimumin në Durrës. Shehi thekson se është i përqendruar vetëm te fusha dhe nuk i intereson se çfarë bëjnë rivalët në garën për mbijetesë.

“Jo vetëm kundërshtari, që për mendimin tim do respekt, por edhe pozicioni dhe situata që tri ndeshje janë nga fundi, e bëjnë shumë të rëndësishëm çdo moment të lojës. Jemi të vetëdijshëm që kjo ndeshje do të thotë shumë për ne. Do futemi nesër për të dhënë maksimumin tonë.

Në pozicionin ku jemi, çdo ndeshje duhet luajtur për ta fituar. Me këtë synim do shkojmë nesër.

Nuk e di se çfarë mund të bëjnë të tjerët, nuk kam asnjëfarë interesi për çfarë bëjnë të tjerët. Përqëndrimi është te ne, ne kemi fushën dhe për të marrë maksimumin aty.

Ana psikologjike është e mirë, edhe kjo për shkak të performancës dhe produktivitetit që kishim ndeshjen e fundit. Aq më tepër që ishte derbi. Shpresojmë që kjo anë psikologjike, dhe ky moral që e kemi të mirë, ta shfrytëzojmë dhe të jetë bonus për nesër”, ka thënë mes të tjerash Shehi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.