☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,402 ▲ +0.08% ETH $2,059 ▲ +0.17% XRP $1.2999 ▼ -1.16% SOL $79.7800 ▼ -1.37%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kosova

Thaçi dekoron gjeneralin e KFOR-it, Sir Michael David Jackson

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur më 20 shtator, në një takim komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Sir Michael David Jackson, të cilin e ka dekoruar me medaljen ushtarake për shërbimin në Kosovë. Gjeneralit Sir Jackson, kjo medalje i është dhënë për kontributin e tij në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, gjatë mandatit të tij si komandant i KFOR-it në Kosovë.

“Roli i gjeneralit Sir Jackson ka qenë i pazëvendësueshëm, i jashtëzakonshëm dhe historik për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë presidenti Thaçi. “Kemi punuar bashkërisht në kohë sfidash, në procesin e kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre, në tranzicionin demokratik që kemi kaluar, në përkushtimet e përbashkëta në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shtuar më tej presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, gjenerali Sir Michael David Jackson është shprehur mirënjohës për dekoratën dhe mikpritjen që i është bërë në Kosovë. “U ktheva në Kosovë 17 vite pasi kisha ardhur për herë të parë këtu. Më duhet ta them, kisha ardhur pa pasaportë. Është e mrekullueshme të shohësh sesa shumë progres keni arritur që nga ajo kohë”, ka thënë gjenerali Sir Michael David Jackson.

Sir Jackson ka kujtuar edhe ditët e rënda të pasluftës së vitit 1999. “Edhe pse ato ditë të rënda shënuan fillimin e këtij progresi, në atë kohë kishte një atmosferë dhe gjendje shumë të rëndë, kurse sot gjërat kanë ndryshuar shumë”, ka shtuar ai. Presidenti Thaçi ka thënë se populli i Kosovës dhe mbarë bota e dinë se gjenerali Jackson është një nga njerëzit që ka jetësuar marrëveshjen e Kumanovës për futjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.