☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.52 ▼0.02%
ARI 4,658 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,079 ▲ +2.91% ETH $2,128 ▲ +3.48% XRP $1.3376 ▲ +1.81% SOL $82.0100 ▲ +1.81%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.52 ▼0.02 % ARI 4,658 ▼0.46 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.52 ▼0.02 % ARI 4,658 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Izraelin do ta vizitoj si President

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën e Izraelit “Yedioth Ahronoth” ka thënë se ai dëshiron të jetë presidenti i parë i Republikës së Kosovës që do të vizitojë Izraelin.

Kjo gazetë e përshkruan presidentin Thaçi, si njeriun që ka dërguar Kosovën drejt pavarësisë së saj, derisa ditë më parë u betua para deputeteve të Parlamentit të Kosovës.

“Pres ta vizitoj Izraelin. Kosova ka lidhje të gjata historike me shtetin e Izraelit, por edhe me komunitetet hebraike në mbarë botën”, ka thënë ai për Yedioth Ahronoth.

Gazeta shkruan se Izraeli, ndryshe nga shumica e shteteve perëndimore, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës nga frika se kjo mund të shërbejë si precedent për Palestinën.

“Megjithëkëtë, në dy vjetet e fundit ka pas një përafrim ndërmjet dy shteteve në shumë fusha”, shkruan gazeta, e cila konsiderohet e afërt me presidentin aktual të Izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Gazeta Express.

“Unë jam i përkushtuar për të punuar në zhvillimin e marrëdhënieve me Izraelin me ndërveprime përmes njerëzve, në momentin kur Izraeli mund të ndjehet i gatshëm që ta njohë Kosovën”, ka thënë Thaçi për gazetën izraelite.

“Yedioth Ahronoth” shkruan se Thaçi, qysh kur ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, më 2003, atë kohë në opozitë kishte vizituar Izraelin.

“Në vitin 2013, unë kam ngritur monumentin e vetëm që qëndron te portat e Qeverisë së Kosovës, i dedikuar për hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në Holokaust”, ka shtuar Thaçi.

Gazeta izraelite shkruan se të gjithë aleatët më strategjikë të Izraelit tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas Thaçit, është ironike që Izraeli bashkë me autoritetin palestinez nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Yedioth Ahronoth” kujton se autoriteti palestinez kishte votuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. “Unë jam i gatshëm të ndihmoj në adresimin e këtyre paragjykimeve dhe për të punuar me udhëheqësit izraelitë në rritjen e shkëmbimeve miqësore. Gjatë kohës sime si Ministër i Jashtëm, unë po ashtu kam iniciuar hapjen e zyrës ndërlidhëse ekonomike të Kosovës në Izrael.  Shpresoj se do të jem president që do ta vizitojë Izraelin për të hapur zyrën tonë të ndërlidhjes”, ka thënë Thaçi.

Gazeta shkruan se shqiptarët e Ballkanit u mobilizuan për të shpëtuar hebrenjtë nga persekutimi nazist. Qindra hebrenj u shpëtuan nga shqiptarët myslimanë në Kosovë dhe Shqipëri, kujton gazeta izraelite.

1 Koment

  • UROSH LESHI 10 April 2016, 19:44

    E kupetushme eshte.Mbasi z.THaci eshte president.Po dhe si president do shkoj jo vetem ne Izrael.Po neser qe dhe serbija ta ftoj z.THacin.z.THaci do shkoj si president.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.