Kosova
Thaçi politikani më i preferuar për president
Personi më i preferuar për president të Kosovës për qytetarët është Hashim Thaçi, i pasuar nga Albin Kurti dhe i treti Ramush Haradinaj.
Kështu thuhet në prezantimin e punimit të KDI-së, “Zgjedha e presidentit nga populli, nevojë e kohës apo retorikë e zakonshme”.
KDI konsideron se deri te ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së presidentit duhet të arrihet vetëm nëse konstatohet se mënyra e deritanishme e zgjedhjes së tij dhe kompetencat ekzistuese paraqesin problem në ushtrimin e funksionit të presidentit dhe asesi nuk duhet ndryshuar mënyra e zgjedhjes apo të shtohen kompetencat për shkak të ambicieve personale.