Thaçi: Regjimi represiv i Gruevskit t’a ndalë dhunën ndaj të burgosurve
Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që autoritetet maqedonase ta ndalin dhunën ndaj të arrestuarve në ngjarjet e Kumanovës. Ai ka thënë se regjimi i Gruevskit është represiv. Numri dy i Qeverisë së Kosovës Thaçi, kërkoi nga autoritetet e Shkupit që të arrestuarit në aksionin e Kumanovës të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare. Thaçi në një intervistë për tv Besa tha se problemi nuk është në Kumanovë por në Shkup, në ekzekutiv, aty ku duhet të zgjidhen të gjitha çështjet. Thaçi madje apeloi që Gruevski të ketë kujdes me të drejtat e shqiptarëve.
‘Vlerësoj se të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit. Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup, problemi politik nuk është ndëretnik. Maqedonia ka nevojë për më shumë demokraci, ka nevojë për më tepër media të lira, ka nevojë për më tepër shoqëri civile, ka nevojë për më tepër hapësirë për zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë së lirë të tregut, ka nevojë për më tepër frymë euroatlantike. Maqedonia duhet të integrohet sa më shpejtë në BE dhe NATO, por me këtë ngulfatje të demokracisë padrejtësisht po vonohet me fajin e vet, me fajin e politikës në Shkup, nuk është problemi i Maqedonisë, as Kosova as shqiptarët, përkundrazi, shqiptarët janë ndihmues të stabilitetit dhe funksionimit të Institucioneve, nuk është fajtor për ngecjen dhe ngulfatjen e Maqedonisë as BE, as vendet tjera euroatlantike, as SHBA-të, problemi janë vetvetja, problemi është në Shkup. Pa tejkalimin e atyre problemeve, tensionet atje mund të krijojnë rrethana të reja të padëshirueshme dhe mesazhi im edhe sot nga Prizreni për Shkupin zyrtar është që ti kuptojë drejtë mesazhet e bashkësisë ndërkombëtare që ti marre përgjegjësitë e tyre në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare që Maqedonia të fillojë një etapë të re, të fillojë një epokë, një frymë të re, frymën evropiane, por jo me mentalitet diktatorial, apo mentalitet të ngufatjes së demokracisë dhe afirmimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarët në Maqedoni meritojnë më tepër të drejta, duhet të gëzojnë më tepër të drejta, të respektohet Marrëveshja e Ohrit, ky është edhe obligimi ndërkombëtar të cilin ne e respektojmë”, tha Hashim Thaçi – Zv/Kryeministër i Kosovës.
Hiç më ndryshe nuk e ke edhe ti regjimin tënd mafioz.