The Royal Geographical Society: Shqipëria, një nga sekretet e pazbuluara të Europës
“Zbulo Shqipërinë” është cilësuar eventi i 18 qershorit ku një panel ekspertësh nga instituti prestigjoz britanik, The Royal Geographical, do të përcjellin njohuritë e brendshme për Shqipërinë, si një prej sekreteve të pazbuluara të Europës.
Shqipëria rikthehet sërish në vëmendjen e Europës si një nga sekretet e pazbuluara, tanimë në qendër të vëmendjes së institutit “The Royal Geographical Society”.
Shqipëria ka diçka për të gjithë. Kështu e cilëson instituti “The Royal Geographical Society” Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje terrenin e thyer alpin, metropolin, plazhet e pacënuara dhe rrënojat e lashta, si një nga sekretet e pazbuluara të Europës.
Sipas “The Royal Geographical Society”, ky vend i vogël i Ballkanit me një histori të gjatë izolimi si pasojë e një diktature të ashpër fillimisht ka provuar vështirësi ekonomike por tani kanë filluar të lëvizin gjërat për mirë në Shqipëri.
Një trashëgimi shumë e pasur e cila ka lënë shenjën e saj, me thesaret arkitektonike dhe arkeologjike, duke u përfshirë në UNESCO me Sitet e Trashëgimisë Botërore nga periudha osmane, veneciane, greko-romake dhe periudha bizantine. Eksploroni rrënojat e lashta, kodrat e fortifikimeve, kështjellat, monumentet, mozaikë dhe xhamitë.
Shqipëria ka një potencial të madh për aventurë si “Bjeshkët e Nemuna”, Alpet e thyera në veri dhe shfaqet si një nga destinacionet më të mira të Evropës për ngjitje në mal, rafting, etj.
Gjithashtu me mbi 300 km të bregdetit përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, Shqipëria krenohet me sofistikimin dhe shkëlqimin e rivierës së saj.
Në lidhje me besimin fetar, për Royal Geographical Society vlerëson se zyrtarisht Shqipëria është ateiste me një popullsi shumë të ndryshme, njerëz mikpritës dhe kurioz.
Në zonat rurale jeta bujqësore duket se nuk ka ndryshuar në shekuj, por përparimi në qytete është i dukshëm.
Ashtu si gjërat fillojnë të ndryshojnë, Shqipëria në mënyrë të pashmangshme po nxiton të arrrijë të njëjtat standarde të pjesës tjetër të Evropës.
Tani është koha e përkryer për të vizituar Shqipërinë, ajo që është aktualisht një oaz me pamje natyrore e mikpritje miqësore.
Një mbrëmje dedikuar Shqipërisë, do të jetë ajo e 18 qershorit, ku për herë të parë udhëtarët do të kenë mundësi të marrin informacione dhe të bëjnë pyetje rreth Shqipërisë.