☁️
Tiranë 21°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 91.00 ▼0.54%
ARI 4,221 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,600 ▼ -0.66% ETH $2,505 ▼ -2.61% XRP $1.4025 ▼ -0.72% SOL $110.6600 ▼ -4.29%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.00 ▼0.54 % ARI 4,221 ▲1.53 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.00 ▼0.54 % ARI 4,221 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

“The Star” rendit Tiranën mes qyteteve evropiane për t’u zbuluar në vjeshtë

– Vjeshta përbën një periudhë të përshtatshme për të eksploruar disa prej qyteteve më të bukura të Evropës, në një atmosferë më të qetë dhe pa fluksin e lartë të vizitorëve gjatë pikut të sezonit, shkruan media malajziane në gjuhën angleze, “The Star”.

Tetori konsiderohet shpesh si “sezoni i ndërmjetëm” i udhëtimeve, periudhë gjatë së cilës numri i vizitorëve zakonisht ulet dhe turistët mund të përfitojnë nga oferta më të favorshme, pikërisht për shkak të ritmit më të qetë të turizmit.

“Çmimet e fluturimeve dhe të hoteleve mund të ulen ndjeshëm në këtë periudhë të vitit”, shprehet Laura Carden-Lovell, eksperte e udhëtimeve dhe drejtuese e operacioneve në “Transfer Travel”, një platformë me qendër në Angli.

Megjithatë, ajo u rekomandon turistëve që zgjedhin periudhat jashtë sezonit veror, të marrin në konsideratë edhe shpenzimet e tjera, të cilat mund të shtohen ndjeshëm gjatë udhëtimit.

Është gjithashtu e rëndësishme të merret parasysh transporti brenda qytetit që dëshironi të vizitoni dhe të informoheni paraprakisht se sa mund t’ju kushtojë ai.

Qytetet ku pjesa më e madhe e atraksioneve mund të arrihet në këmbë, janë veçanërisht të përshtatshme për udhëtime të shkurtra, pasi vizitorët mund të eksplorojnë një numër të madh vendesh pa shpenzime për transport.

Vendet ku mund të lëvizni lehtësisht në këmbë, janë një zgjedhje e mirë nëse planifikoni një udhëtim të shkurtër. Gjithashtu, çmimet e makinave me qira zakonisht bien gjatë periudhave të sezonit të ndërmjetëm, krahasuar me pikun e sezonit veror.

Carden-Lovell vëren gjithashtu se shumë destinacione më pak të njohura në Evropë, veçanërisht në rajonin e Ballkanit, kanë fituar popullaritet vitet e fundit, pjesërisht edhe për shkak të ekspozimit në rrjetet sociale.

Videot që paraqesin një numër gjithnjë e më të madh të këtyre qyteteve me kosto të përballueshme, janë shfaqur së fundmi në TikTok dhe Instagram dhe kjo ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e popullaritetit të tyre.

Rrjetet sociale u ofrojnë vizitorëve një pasqyrë të shpejtë të atraksioneve dhe aktiviteteve, që mund të zhvillohen në një destinacion të caktuar, duke i kthyer këto platforma në një burim të dobishëm frymëzimi për planifikimin e pushimeve.

Rrjetet sociale u ofrojnë turistëve një pamje të asaj se çfarë mund të shohin dhe të bëjnë në një destinacion të caktuar, ndaj platforma të tilla mund të jenë një burim i mirë frymëzimi për planifikimin e pushimeve

Nëse keni pritur një mundësi të përshtatshme për një udhëtim të minutës së fundit në një qytet evropian, vizitoni destinacionet e rekomanduara nga “Transfer Travel”, me kosto të përballueshme.

Sipas medias “The Star”, pesë qytetet evropiane me kosto të përballueshme për t’u zbuluar në fillim të vjeshtës janë Tirana, Shqipëri; Sarajeva, Bosnjë-Hercegovinë; Sofia, Bullgari; Talin, Estoni; dhe Riga, Letoni.

Tirana, Shqipëri

Tirana në Shqipëri është një qytet i ndritshëm, shumëngjyrësh dhe me një histori të pasur”, duke u renditur ndër destinacionet që mund të eksplorohen me një buxhet të përballueshëm.

Shqipëria është një prej tregjeve turistike më të mëdha dhe me rritjen më të shpejtë në Evropë, ndaj edhe kryeqyteti i saj, Tirana, është bërë gjithnjë e më i njohur.

Tirana përfshin një sërë zonash të ndryshme dhe interesante për t’u eksploruar, ku ndërthuren kultura moderne dhe dinamike e qytetit me trashëgiminë e veçantë të periudhës komuniste dhe historinë osmane.

Fillimisht, rekomandohet që eksplorimi të nisë nga Sheshi Skënderbej, sheshi kryesor në qendër të Tiranës, i cili mund të vizitohet pa pagesë.

Pas vizitës në qendër të qytetit, ajo sugjeron vijimin e itinerarit drejt Bllokut, një prej zonave më të gjalla të Tiranës, ku vizitorët mund të ndalen në kafene të ndryshme dhe të shijojnë atmosferën e lagjes.

Për të shijuar pamje panoramike të Tiranës, një tjetër mundësi është përdorimi i Dajti Ekspres, teleferikut që lidh zonën në periferi të kryeqytetit me pjesën pranë Parkut Kombëtar të Malit të Dajtit.

Dajti Ekspres është teleferiku turistik më i gjatë në Ballkan dhe një udhëtim vajtje-ardhje kushton rreth 15 paund britanikë.

Ndërkohë, vetë Parku Kombëtar i Malit të Dajtit mund të eksplorohet pa pagesë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.