Bashkëpunim mes Policisë dhe autoriteteve amerikane, arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge
Policia e Shtetit ka arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi, i cili kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila njofton se arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë ambasadës amerikane.
Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit të të arrestuarit.
Ambasada amerikane thekson se ky bashkëpunim është pjesë e partneritetit mes dy vendeve në shkëmbimin e informacionit dhe mbështetjen e autoriteteve ligjzbatuese, me synim luftën kundër krimit transnacional dhe garantimin e sigurisë së komuniteteve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.