roze
The Weeknd braktis Rihannan
Këngëtari dhe producenti i njohur The Weeknd nuk do të jetë më pjesë e turneut të Rihannas.
Kështu ka njoftuar kompania që merret me organizimet e koncerteve, “Live Nation”, duke thënë se kanadezi nuk do të jetë pjesë e koncerteve në Europë për shkak të ndryshimeve në projektet e tij.
Sipas “Billboard”, The Weeknd është duke punuar për albumin e ri dhe nuk dëshiron t’i ngatërrojë punët.
Akoma nuk dihet nëse në “Anti Tour” ai do të zëvendësohet me dikë tjetër, megjithatë Rihanna pritet të jetë në Europë nga mesi i muajit qershor deri në fund të gushtit.