🌧️
Tiranë 6°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.19 ▼1.37%
ARI 4,391 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,833 ▼ -3.51% ETH $2,061 ▼ -4.99% XRP $1.3615 ▼ -3.74% SOL $86.4900 ▼ -5.73%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.19 ▼1.37 % ARI 4,391 ▲0.34 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.19 ▼1.37 % ARI 4,391 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Thellohet misteri i “drone”-ve gjatë natës në Paris

Për të dytën natë radhazi, avionë pa pilotë janë shfaqur mbi qiellin e Parisit dhe autoritetet franceze nuk kanë as idenë më të vogël se kush i komandon.

1424873270dronet-paris-Misteri i “drone”-ve që kalojnë mbi objektet më të njohura të kryeqytetit të Francës sa vjen e thellohet. Tre të tillë janë parë mbi muzeun e invalidëve në “Place de la Concorde” dhe dy në portat e qytetit.

Më herët, pesë “drone” kanë fluturuar po gjatë natës në zona të ngjashme, përfshirë kullën Eiffel, e kanë kaluar edhe mbi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Një pjesë, megjithatë, janë filmuar dhe xhirimet do të analizohen nga një ekip prej 10 ekspertësh, i ngritur menjëherë pas incidenteve.

Fluturimi gjatë natës në Paris është i paligjshëm dhe për çdo të tillë, në lartësi të ulët mbi kryeqendrën e Francës, nevojitet autorizim. “Drone”-t në vetëvete, si pajisje të vogla e jo fort të kushtueshme që mund të blihen me mjaft lehtësi, nuk duhet të përbënin shqetësim të madh.

Por në Francën e vendosur në gjendje gatishmërie që prej sulmeve të shkurtit mbi redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” e atij në supermarketin hebraik, të tilla episode nuk kalojnë pa ngjallur frikë.

Ndonëse avionët e vegjël pa pilotë nuk përbëjnë rrezik për sigurinë, ata janë të aftë të regjistrojnë nga ajri pamje të një cilësie shumë të mirë dhe, në muajin tetor, të tillë janë vënë re shumë pranë reaktorëve bërthamorë në pjesë të ndryshme të vendit.

Përpos kësaj, autoritetet franceze druhen gjithashtu se mos “drone”-t godasin edhe qytetarët nëpër rrugë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.