Themeluesi i “Facebook”, Zuckerberg më në fund do të bëhet baba
Themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që do jetë vajzë.
Çifti e bëri njoftimin me një postim në profilin e Zuckerberg, sigurisht në “Facebook”. “Priscilla dhe unë kemi një lajm emocionues! Ne jemi duke pritur një vajzë”, shkroi Mark për 33 milionë ndjekësit e tij.
Zuckenberg ka zbuluar gjithashtu faktin se ai dhe bashkëshortja e tij janë përpjekur për disa vite me radhë që të kishin një fëmijë dhe se Priscilla kishte pasur tre aborte spontane përpara se të mbetej shtatzënë me vajzën e tyre.
Ai shkroi më tej se ata kishin vendosur ta ndanin përvojën e tyre për të ndihmuar të tjerët që ndodhen në një situatë të ngjashme.
“Ne shpresojmë se duke ndarë përvojën tonë t’u japim njerëzve më shumë shpresë dhe të ndjehen më komod në ndarjen e përvojave të tyre. Shumica e njerëzve nuk i diskutojnë abortet spontane, sepse mendojnë se problemi do të reflektojë mbi ta”, shkroi ndër të tjera Mark Zuckerberg.