“Thesari Marubi” ekspozohet nëpër Evropë, Rama: Promovim vlerash
Thesari i Fonotekës “Marubi”, i cili prej kohësh ndodhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është duke “shëtitur” në muzetë më të rëndësishëm në Evropë.
Ka qenë Kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar radhën e njerëzve në Amsterdam që duan t’a viziojnë dhe të mësojnë më tepër rreth këtij thesari të kombit tonë. “Rradhë të gjata për të prerë biletën që të çel dyert e thesarit të Marubëve, në njërin prej muzeve më prestigjozë të Europës. Pas sistemimit të thesarit të çmuar në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, Ministria e Kulturës ka nisur prezantimin e një koleksioni të këtij muzeu nëpër Europë. Një punë e mbarë në rrugën e Rilindjes së Trashëgimisë Kulturore dhe promovimit të vlerave të saj nëpër botë, në hapësira dinjitoze që krijojnë kushte optimale për njohjen e vlerësimin e botës së vogël, por aspak të varfër në xhevahire, të trashëgimisë kulturore shqiptare,”-shkruan Kryeministri në Facebook.