Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 08 June 2026
S&P 500 7,406 ▲0.3%
DOW 50,786 ▼0.16%
NASDAQ 25,930 ▲0.86%
NAFTA 91.27 ▲0.81%
ARI 4,352 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,276 ▲ +2.91% ETH $1,684 ▲ +4.03% XRP $1.1739 ▲ +4.08% SOL $67.1200 ▲ +4.57%
S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 91.27 ▲0.81 % ARI 4,352 ▼0.3 % S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 91.27 ▲0.81 % ARI 4,352 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Kosova

“Thirrja ime është e qartë…”/ Marta Kos, në Kosovë: Shumë reforma kanë ngecur, sfidat ekzistojnë por vendi duhet…

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i bëri thirrje klasës politike kosovare që të gjejë gjuhë të përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit të gjatë politik dhe institucional dhe për të formuar institucione të qëndrueshme, në mënyrë që vendi të ecë përpara drejt Bashkimit Evropian.

Këtë deklaratë, Marta Kos e bëri gjatë një vizite në Prishtinë, ku zhvilloi biseda të ndara me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Komisionerja për zgjerim e BE-së tha se Kosova ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, “por për ta arritur këtë dhe për t’u anëtarësuar në BE, Kosova duhet të ketë sa më parë institucione të qëndrueshme dhe funksionale”.

“Thirrja ime është e qartë në këtë vizitë për të gjithë aktorët politikë për të gjetur një mënyrë për të kthyer stabilitetin institucional. Shumë reforma në Kosovë kanë ngecur për shkak të përsëritjes së zgjedhjeve dhe vendi duhet t’i rikthehet ritmit pas një viti të humbur më 2025”, tha Marta Kos gjatë një konference të përbashët për media me kryeministrin Kurti.

Komisionerja Kos tha se procesi i anëtarësimit është shtyrë përpara dhe duhet të shtyhet përpara edhe për shkak të aspektit të sigurisë.

“Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, sepse Kosova është pjesë integrale e një tabloje më të madhe, dhe arsyeja pse zgjerimi sot është shumë më tepër sesa thjesht zgjerim ka të bëjë me kujdesin për sigurinë në Evropë”.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, nga ana e tij tha se “Kosova ndan vlera të përbashkëta me Bashkimin Evropian dhe vendi është plotësisht i rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së”.

“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtërirë i zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për BE-në dhe për anëtarësim në BE qëndron vazhdimisht rreth 90 për qind në vendin tonë dhe është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kandidate.

Jemi të vetëdijshëm për sfidat që ekzistojnë, por kërkohet unitet në angazhim”, tha Kurti, duke iu drejtuar komisioneres për zgjerim se “nuk po kërkojmë as rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.