☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,549 ▼ -1.69% ETH $2,213 ▼ -1.22% XRP $1.3290 ▼ -1.49% SOL $82.2500 ▼ -2.47%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Tirana e Fieri në krye, ja kush është qyteti më i varfër në Shqipëri

Ata që banojnë në Tiranë kanë mesatarisht të ardhurat më të larta për frymë në Shqipëri, sipas raportit të fundit të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruro, sipas rajoneve statistikore.

Tirana kishte të ardhura prej frymë prej 679 mijë lekë në vitin 2015 dhe pati një rritje me 5,5 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 37,0 % mbi mesataren e vendit.

Më pas renditen Qarku Fier me 550 mijë lekë, duke shënuar një rënie prej 9,6 %, ndaj vitit 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 11,0 % mbi mesataren e vendit.

Pas Fierit renditen Gjirokastra, Durrësi, Vlora, Berati, Korça.

Qyteti më i varfër është Kukësi, me rreth 319 mijë lekë duke shënuar një rënie me 2,2 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 35,7 % nën mesataren e vendit. Më pas, me PBB-në për frymë më të ulët, renditet Qarku Elbasan me rreth 351 mijë lekë duke shënuar një rënie me 0,5 % ndaj vitit 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 29,2 %, nën mesataren e vendit.

Për gjithë Shqipërinë, në vitin 2015 niveli i PBB-së për frymë është rreth 496 mijë lekë. Krahasuar me vitin 2014 PBB për frymë u rrit me 2,63 %.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 679 mijë lekë dhe pati një rritje me 4,8 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,1 % mbi mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 404 mijë lekë, duke shënuar një rritje me 5,9 %, krahasuar me vitin 2014.

PBB për frymë e këtij rajoni është 18,5 % nën mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 457 mijë lekë, duke shënuar një rënie me 3,3 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni është 7,8 % nën mesataren e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.