☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,273 ▼0.7%
DOW 49,559 ▼1.27%
NASDAQ 24,331 ▼0.4%
NAFTA 83.04 ▲0.89%
ARI 3,689 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,015 ▼ -0.47% ETH $1,777 ▲ +0.05% XRP $0.9743 ▼ -0.95% SOL $73.9000 ▼ -0.08%
S&P 500 7,273 ▼0.7 % DOW 49,559 ▼1.27 % NASDAQ 24,331 ▼0.4 % NAFTA 83.04 ▲0.89 % ARI 3,689 ▼1.41 % S&P 500 7,273 ▼0.7 % DOW 49,559 ▼1.27 % NASDAQ 24,331 ▼0.4 % NAFTA 83.04 ▲0.89 % ARI 3,689 ▼1.41 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Arte

Tirana mirëpret Festivalin e Letërsisë Evropiane, 15 autorë nga vende të ndryshme në takime me lexuesit

Tirana do të mirëpresë nga data 7 deri më 12 dhjetor Festivalin e Letërsisë Evropiane (FELT), ku 15 autorë evropianë do të zhvillojnë lexime, biseda, prezantime librash dhe takime me lexuesit.

Festivali organizohet në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe një sërë ambasadash evropiane në Shqipëri, duke sjellë në kryeqytet autorë, përkthyes dhe krijues nga vende të ndryshme të Evropës.

Aktivitetet do të nisin më 7 dhjetor me performancën poetike të Tara C. Meister në Shkodër, në bashkëpunim me Ambasadën austriake, ndërsa në Tiranë do të zhvillohet ceremonia e hapjes në Vila 31 x Art Explora, me fjalën përshëndetëse të ambasadores së BE-së, Sofia Moreira de Sousa.

Programi i ditës së parë do të vijojë me një mbrëmje artistike me shkrimtaren Sholeh Rezazadeh dhe artisten Ema Andrea, me poezi, muzikë dhe temën e përkatësisë.

Më 8 dhjetor, aktivitetet do të përfshijnë një takim dhe diskutim me Sholeh Rezazadeh në Bibliotekën “Babel”, si dhe bisedën me Vincent Delecroix mbi letërsinë, filozofinë dhe romanin “Gomonia”, në Bibliotekën Kombëtare “Sotir Kolea”. Programi do të vijojë me një performancë muzikore nga Mardit Lleshi dhe një bisedë me shkrimtaren Olga Grjasnowa.

Më 9 dhjetor, në fokus do të jenë takimet me nxënësit, punëtoritë krijuese dhe prezantimet letrare. Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” do të zhvillohet një vizitë shkollore me shkrimtarin Marcin Szczygielski, ndërsa në shkollën “Myslym Keta”, në Kombinat, do të takohet me nxënësit Sholeh Rezazadeh.

Po këtë ditë, Olga Grjasnowa do të zhvillojë një punëtori mbi shkrimin e romaneve në Universitetin e Tiranës, ndërsa në Shtëpinë e Evropës do të prezantohet performanca artistike “100 letrat më të bukura të dashurisë në botë”, me aktoren Antonella Civale dhe pianisten Elvina Gurra.

Në orën 18:00, në Shtëpinë e Evropës, ambasadori çek Jaroslav Olša Jr. do të prezantojë një miniantologji në gjuhën shqipe me gjashtë tregime të shkurtra fantastiko-shkencore nga autorë çekë, mes tyre Josef Nesvadba dhe Ondřej Neff, duke sjellë në vëmendje lidhjet mes letërsisë fantastiko-shkencore çeke dhe asaj shqiptare.

Më 10 dhjetor, programi do të përfshijë punëtori dhe takime me autorë në disa institucione arsimore dhe kulturore. Në gjimnazin “Qemal Stafa” do të zhvillohet një punëtori mbi imagjinatën dhe rrëfimin fantastik me Joan Manuel Gisbert, ndërsa Sarah Webb do të mbajë një masterclass për shkrimin krijues në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, në Durrës.

Ndërkohë, në Liceun Artistik “Jordan Misja” do të zhvillohet një diskutim kreativ me Chris Haughton. Në Teatrin Kombëtar të Kukullave do të organizohet një bisedë e përbashkët me Chris Haughton, Sarah Webb dhe Jolin Matraku, e ndjekur nga një shfaqje vallëzimi bashkëkohor nga “was bleibt kollektiv”.

Po në këtë hapësirë do të zhvillohen biseda me Mario Calabresin dhe Marcin Szczygielskin, ky i fundit me temën “Kur historia bëhet rrëfim: Si dhe pse të shkruajmë rreth së kaluarës për të rinjtë”. Dita do të mbyllet me një diskutim mes Tara C. Meister dhe Robert Menasse mbi rezidencat letrare, në barin “Hemingway”.

Më 11 dhjetor, aktivitetet do të vijojnë me një lexim dhe rrëfim kreativ nga Kajsa Gordan në shkollën “Musine Kokalari”, në Kombinat. Në Universitetin e Tiranës do të zhvillohet biseda me Sotin Triantafyllou mbi pyetjen nëse po jetojmë në një epokë turbulence të paprecedentë.

Programi do të vijojë në Qendrën Kulturore “Tulla” me një bisedë me Joanna Elmy-n, e ndjekur nga shfaqja e vallëzimit “RADIAN”, me koreografi nga Edi Blloshmi, si dhe një takim me Dino Milinović-in.

Në ditën përmbyllëse, më 12 dhjetor, në Shtëpinë e Evropës do të prezantohet libri “Kapitali” i autorit Robert Menasse, ndërsa programi do të përfshijë edhe një performancë artistike nga Diego Zelka. Festivalin do ta përmbyllë fjala e ambasadores së BE-së, Sofia Moreira de Sousa.

Përgjatë gjashtë ditëve, festivali synon të krijojë hapësira për shkëmbim kulturor dhe dialog mes autorëve evropianë dhe publikut shqiptar, duke sjellë në vëmendje letërsinë bashkëkohore, krijimtarinë për fëmijë dhe të rinj, poezinë dhe format e ndryshme të shprehjes artistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.