Trump telefonon liderët evropianë në Berlin: Biseda me Putinin shkoi mirë, asnjë vendim për luftën pa Zelenskyn
Nga avioni presidencial "Air Force One", presidenti amerikan informoi liderët e mbledhur në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për bisedimet me presidentin rus në Shenzhen.
Presidenti amerikan Donald Trump telefonoi nga avioni presidencial “Air Force One” liderët evropianë të mbledhur në Berlin për samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” për Ukrainën, për t’i informuar ata për bisedimet e tij me presidentin rus Vladimir Putin në Shenzhen të Kinës, siç njofton Shqiptarja.com.
Sipas Bloomberg, i cili citon burime të njohura me bisedën, Trump u tha liderëve se takimi me Putinin shkoi mirë dhe se ai do të ndihmonte në arritjen e paqes në Ukrainë.
Në një intervistë për NBC-në, Trump deklaroi se nuk do të marrë asnjë vendim përfundimtar për luftën në Ukrainë pa presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se Kievi duhet të jetë pjesë e çdo vendimi për të ardhmen e vendit.
Duke folur për takimin me Putinin, Trump tha se presidenti rus ishte jashtëzakonisht i irrituar nga sulmet ukrainase ndaj urës së Krimesë, një reagim që ai e quajti të kuptueshëm, siç njofton Shqiptarja.com.
Telefonata vjen në një moment kur më shumë se 30 liderë, mes tyre edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, janë mbledhur në Berlin për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe rimëkëmbjen e saj pas luftës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.