Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë
Tirana ka përkujtuar sot, më 26 nëntor, 114-vjetorin e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë, me një aktivitet përkujtimor të organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve, autoritete vendore dhe qytetarë, të cilët nderuan këtë moment të rëndësishëm të historisë kombëtare.
Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sadi Vorpsi, tha:
“26 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohjeje dhe reflektimi për Tiranën. Është dita kur kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata patriotë që, me mençurinë, guximin dhe vendosmërinë e tyre, bënë të mundur ngritjen e flamurit kuqezi në qytetin tonë, 114 vite më parë. Sot, Tirana e madhe, Tirana e mikpritjes dhe e bujarisë, krenohet me paraardhësit e saj, të cilët patën vizionin dhe kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë, duke dhënë një kontribut të çmuar në rrugëtimin drejt Pavarësisë së vendit” – tha Vorpsi.
Në kuadër të përkujtimit, të pranishmit vendosën kurora me lule, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për figurat dhe kontributin e atyre që u bënë pjesë e rrugëtimit drejt pavarësisë së Shqipërisë.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë solemne, në shenjë nderimi për simbolin kombëtar dhe historinë e kryeqytetit në ditët e shpalljes së Pavarësisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.