☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,574 ▲ +0.72% ETH $2,253 ▲ +0.51% XRP $1.2519 ▲ +0.06% SOL $95.8400 ▲ +0.93%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Sporti

Tirana, trajneri Klafuriç para ndeshjes me Egnatian: Jemi gati

Tirana do të presë këtë të diel, në javën e 10-të të “Abissnet Superiore”, një kundërshtar si Egnatia. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Vorës, duke nisur nga ora 13:30 dhe do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç ka dalë në një konfeencë për shtyp duke shpalosur objektivat.

“Një kundërshtar shumë i fortë luan kundër nesh dhe jemi të lumtur qe kemi një ndeshje shume të rëndësishme përpara. Ndeshja e të enjtes ishte mjaft e vështirë me një kundërshtar si Dinamo dhe për ne është shumë e rëndësishme për të bërë një rikuperim të mirë, jo vetëm fizikisht por dhe mentalisht dhe mendoj që gjatë kësaj kohe kemi bërë shumë mirë dhe jemi gati për nesër”.

Tirana ndeshjet në shtëpi po i luan në fusha të ndryshme, si në Vorë apo Durrës. A ndikon kjo tek skuadra dhe si e shikon tekniku këtë fakt?

“Po, sigurisht që ndikon tek lojtarët, nuk është e lehtë për ta. Megjithatë, ata janë profesionistë dhe janë mjaft të qëndrueshëm, jam i lumtur për lojtarët e mi, të cilët janë gati për tu adaptuar dhe kanë treguar deri më sot që janë të gatshëm për gjithçka dhe nuk kanë problem me këto gjëra. Sigurisht do ishte shumë mirë të kishim fushën tonë gjithmonë me tifozët tanë që na mbështesin. Nuk është e thjeshtë as për ta, megjithatë ne gjithmonë duhet të bëjmë më të mirën me rrethanat që kemi”.

I pyetur se si e vlerëson kundërshtarin, tekniku 54-vjeçar nuk i kursen elozhet per rrogozhinasit teksa ka dhe një thirrje për tifozët.

“Egnatia është ekip shumë i mirë, ka luajtur shumë mirë jo vetëm në Europë, por dhe në kampionat. Sa i takon tifozëve, dua tu them që hajdeni tek ne dhe na mbështesni. Shpresoj që ne dhe ata të jemi të lumtur pas ndeshjes”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.