☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,590 ▲ +0.71% ETH $2,254 ▲ +0.53% XRP $1.2511 ▲ +0.1% SOL $95.6600 ▲ +0.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Protesta

Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re politike, pedagogët do t’i mbështesin

Pedagogu Aleksandër Biberaj, i ftuar në studion e News24, tha se lëvizja studentore qëndron mbi palët politike dhe se shqetësimi i vetëm i pedagogëve është që partitë të mos ndërhyjnë për ta përçarë

Pedagogu Aleksandër Biberaj i doli në mbështetje protestës së studentëve, duke vlerësuar vendosmërinë e të rinjve për të vijuar rezistencën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, pavarësisht kostove. Siç njofton BalkanWeb, i ftuar në studion e News24, Biberaj deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mund të mbahet në pushtet përmes forcave të policisë dhe se protesta do të vazhdojë, edhe nëse mund të ndryshojnë format e saj të organizimit.

Sipas tij, studentët po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një lëvizjeje të re politike, e cila mund të gëzojë mbështetje të gjerë qytetare. Ai iu referua disa sondazheve, sipas të cilave një forcë e re politike, nëse do të krijohej, do të ishte aktualisht më e popullarizuara në Shqipëri.

“Studentët po e bluajnë këtë ide. Kur ta kenë gatuar, do të kenë mbështetjen tonë”, u shpreh Biberaj, duke e cilësuar lëvizjen si një lëvizje mbi palët politike, me mbështetje të jashtëzakonshme qytetare.

Pedagogu shtoi se do t’i mbështesë studentët në këtë rrugë dhe se të njëjtin qëndrim ndajnë edhe kolegët e tij. Sipas tij, në takimet mes pedagogëve ka pasur pajtim pa rezerva, ndërsa shqetësimi i vetëm mbetet që partitë politike të mos ndërhyjnë për ta përçarë lëvizjen studentore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.