Politika

Tirana zyrtare dënon aktet e dhunës në Maqedoni

Ministria e Jashtme shqiptare ka dënuar paraditen e së shtunës aktet e fundit të dhunës të verifikuara më herët gjatë ditës në Kumanovë të Maqedonisë.

“Shprehim shqetësimin tonë për situatën e krijuar, me pasoja në jetë njerëzish. Dënojmë aktet e dhunës në Maqedoni dhe bëjmë thirrje për qetësi”, thuhet në një reagim për shtyp.

Dikasteri numër 1 i diplomacisë shqiptare bën thirrje që të tregohet vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos përshkallëzohet më tej situata.

“Gjuha e urrejtjes duhet t’i lërë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, e sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është jetike”, thuhet më tej në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button