Tiranë, konflikt me mjete prerëse; humb jetën një person
Një konflikt me mjete prerëse mes dy personave ka ndodhur rreth orës 10:20 në Tiranë, në rrugën “Llambi Bonata”.
Si pasojë e këtij konflikti është plagosur shtetasi Luan Koprenca, 54 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive banale, ndrësa autorët kanë qenë dy persona, njëri prej tyre dyshohet se ka qenë shtetasi Alban Hyka.
Policia në vendin e ngjarjes së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.