🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.63 ▲0.78%
ARI 4,784 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,200 ▲ +1.97% ETH $2,198 ▲ +0.98% XRP $1.3475 ▲ +1.32% SOL $83.5700 ▲ +1.64%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.63 ▲0.78 % ARI 4,784 ▼0.72 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.63 ▲0.78 % ARI 4,784 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika e zeze

Tiranë, krim në familje; gardisti vret gruan

Një tjetër krim në familje tronditi kryeqytetin mëngjesin e së mërkurës. Ngjarja ndodhi në katin e pestë të një pallati në “Rrugën e Qelqit”, në zonën e Kombinatit, ku punonjësi i Gardës së Republikës, Admir Dervishi qëlloi me armën e shërbimit mbi bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se krimi i rëndë ka ndodhur për motive xhelozie.

28-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve si pasojë e 2 plumbave që mori në trup, ndërsa në momentin e ngjarjes, në banesë mësohet se kanë qenë edhe 2 fëmijet e çiftit Dervishi.

29-vjeçari me origjinë nga Tepelena, Admir Dervishi, i cili punonte prej disa vitesh në Gardë, u vu në pranga nga forcat e komisariatit nr. 6 dhe pritet të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi motivet që e shtynë të ndërmerrte aktin e rëndë.

Çifti Dervishi kishte disa muaj që jetonte në zonën e Kombinatit, në një apartament që e kishin marrë me qira.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.