Tiranë, zëvendësohen semaforët e dëmtuar nga protestuesit pas një muaji
Semaforët e shkatërruar gjatë protestave të dhunshme në javën e dytë të tetorit janë zëvendësuar me të rinj dhe shumica janë funksionalë në kryeqytet.
Semaforët e shkatërruar gjatë ditëve të dhunshme të protestave, në javën e dytë të tetorit, tashmë janë zëvendësuar me të rinj dhe shumica janë funksionalë në Tiranë, siç njofton Shqiptarja.com.
Bashkia e Tiranës publikoi pamje nga ekipet e punës në terren, ku njoftoi se disa semaforë u ngjitën, disa u zëvendësuan, e të tjerë janë të rinj.
Shkatërrimi i semaforëve ishte një nga pasojat e protestave të dhunshme në kryeqytet. Sinjalistika rrugore mbeti e dëmtuar, me semaforë jashtë funksionit prej gati një muaji, derisa u krye zëvendësimi i tyre.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.