☁️
Tiranë 16°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,708 ▼0.46%
DOW 52,242 ▼0.45%
NASDAQ 26,169 ▼1.43%
NAFTA 101.85 ▼0.9%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,094 ▲ +0.54% ETH $2,351 ▲ +0.63% XRP $1.2977 ▼ -1.26% SOL $101.6900 ▲ +0.52%
S&P 500 7,708 ▼0.46 % DOW 52,242 ▼0.45 % NASDAQ 26,169 ▼1.43 % NAFTA 101.85 ▼0.9 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,708 ▼0.46 % DOW 52,242 ▼0.45 % NASDAQ 26,169 ▼1.43 % NAFTA 101.85 ▼0.9 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Tjetër tender 12 milionë euro për Kardhiq-Delvinë

Fondi limit i parashikuar për këtë tender është 1.44 miliardë lekë, ose rreth 12 milionë euro. Sipas dokumenteve të tenderit, kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 8 muaj. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 15 prill.

Qëllimi i projektit në fjalë është mbrojtja, rivitalizimi dhe stabilizimi i skarpateve në gërmime dhe në mbushje për rrugën e re nga Ura e Kardhiqit deri në Delvinë.

Për realizimin e këtij qëllimi, synohet një zgjidhje afatgjatë që të sigurojë stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe peizazhin e gjithë shpateve të ndikuar nga hapja e rrugës.

“Rruga Kardhiq –Delvinë ka gjatësi 33 km, projekti i mbrojtjes do jetë vetëm nga kilometri 0 deri në kilometrin e 23-të, pasi vetëm kjo pjesë ka skarpata të larta dhe me rrezik nga rënia e materialit në trupin e rrugës, ndërsa pjesa tjetër nga kilometri 23-33, është zonë fushore dhe si rrjedhojë nuk kemi skarpata në gërmim”, thuhet në dokumentet e ARRSH.

Punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë, që kanë nisur që në vitin 2007, rreth 14 vite më parë, ende janë larg përfundimit, kurse kostot e punimeve po rriten vazhdimisht pasi financimet e buxhetit të shtetit po shkojnë për shtesa të punimeve.

Nga tabelat e Ministrisë së Financave, në buxhetin afatmesëm kosto fillestare e lotëve që po kryhen punime ishte 5.2 miliardë lekë, por me financimet shtesë kostot janë rritur edhe me 29 për qind, duke shkuar nga 5,2 miliardë lekë në 6.7 miliardë lekë.

Rruga Kardhiq -Delvinë e është e kategorisë B me dy korsi më gjerësi që varion nga 10 në 17 metër. Ky aks synon të shkurtojë distancën ndërmjet Tiranës dhe Sarandës, duke shmangur Qafën e Muzinës. Rruga e cila u konceptua për nxitjen e turizmit kryesisht u kthye në një sagë pa fund dhe kosto të pallogaritshme për taksapaguesit.

Qeveria ka njoftuar si afat për përfundimin total të punimeve në rrugë datën 7 gusht të vitit 2022, por në buxhetin afatmesëm ky aks do të financohet deri në vitin 2024.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.