Tjetër tragjedi në vendin e punës/ Dërrasat zënë poshtë dy punëtorë, humb jetën njëri prej tyre
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Strellc të Deçanit në Kosovë. Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person ka humbur jetën teksa po punonte pasi e kanë zënë disa dërrasa poshtë.
Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një punëtor tjetër. Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi theksoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05. Viktima mësohet se ka ndërruar jetë në spital pasi ka marrë ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kane pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë. Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduareve. Në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente”, thuhet në njoftim.
The post Tjetër tragjedi në vendin e punës/ Dërrasat zënë poshtë dy punëtorë, humb jetën njëri prej tyre appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.