☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,599 ▼ -1.72% ETH $2,215 ▼ -1.38% XRP $1.3310 ▼ -1.21% SOL $82.2100 ▼ -2.88%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

“Tokës po i vjen fundi, elita politike po ndërton bunkerë për t’u mbrojtur”

Pas retorikës së ashpër dhe kërcënimeve bërthamore mes Perëndimit dhe Rusisë, nuk qëndrojnë interesat e kundërta dhe lufta për influencë, por diçka shumë më e madhe.

Kjo është teoria më e fundit konspirative që po qarkullon nëpër forume dhe rrjetet sociale në internet, sipas të cilës, udhëheqësit dhe elita politike globale është në dijeni të një fakti tronditës; fundit të jetës në Tokë në shtator të vitit të ardhshëm.

Teoria ka për autor Robert Vicino, i njohur në qarqet konsipracioniste për tezat e herëpashershme që hedh për konsum. Ai thotë se elita politike prej tre dekadash është duke u përgatitur për fundin e botës duke ndërtuar tunele e komplekse të vërteta nëntokësore në thellësi të mëdha.

Sipas tij, për t’i mbijetuar një luftë bërthamore do të mjaftonin galeri disa qindra metra nëntokë dhe jo siç pretendon konspiracionisti prej disa kilometrash, të cilat kanë nisur të ndërtohen që në vitin 1983.

“Ata dinë diçka që nuk duan ta ndajnë me ne. Nuk kanë plane për ne, por vetëm për veten e tyre. E dinë se diçka po vjen dhe ajo nuk është Lufta e Tretë Botërore, se për të nuk ishte nevoja për të ndërtuar streha aq në thellësi”, citohet ai nga DailyStar.

Vicino shton se teoria e tij përforcohet edhe më shumë nga stërvitja masive në Rusi, ku 40 milionë civilë dhe 200 mijë persona, pjesë e ekuipazheve të shpëtimit u angazhuan në një trajnim të pazakontë duke simuluar skenare të Luftës së Tretë Botërore.

Por, çfarë e kërcënon Tokën? Vicino përmend një emër të njohur, planetin Nibiru, njohur ndryshe edhe si “Planeti X”. Me këtë emër është pagëzuar një trup qiellor që besohet se endet në orbitë të çrregullt në sistemin tonë diellor dhe ka përmasa të mëdha.

“Ky planet do të godasë planetin tonë dhe do të shkaktojë një shi të vërtetë meteorësh në fillim”,thotë Vicino.

Sipas tij, qeveria amerikane ka zbuluar planetin në fjalë dekada më parë me anë të teleskopit IRAS, por nuk ndan informacione me njerëzit për të mos shkaktuar trazira sociale. “Qeveritë në botë nuk do të tregojnë asgjë për sa kohë nuk kanë një plan apo një zgjidhje sesi të shpëtojnë njerëzit”, shton Vicino.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.