Tom Doshi: Në Shqipëri s’ka më demokraci për qytetarët. Ramës i intereson karrigia e vet
Pasi ka mësuar vendimin për heqjen e imunitetit nga Kuvendit, deputeti Tom Doshi ka deklaruar për mediat: “Ky është një kontribut që e bëra për shqiptarët që ta marrin vesh se deri ku ka arritur krimi. Kur një përfaqësues i policisë kërcënon dëshmitarin me i mbyt dhe fëmijët, këtu ska më demokraci,” tha ai.
Ai e ka ndjekur seancën e Kuvendit ku është votuar për arrestimin e tij dhe të kolegut Mark Frroku nga shtëpia e tij dhe më pas ëhstë drejtuar për në hotel “Sheraton” për të pirë kafe.
“Ndaj meje nuk kishte asnjë akuzë. Ata nuk arritën për të më eliminuar fizikisht se në fis kam pasur 5 të pushkatuar në kohën e Hoxhës, por ky është një kontribut që e bëra për shqiptarët që ta marrin vesh se deri ku ka arritur krimi. Kur një përfaqësues i policisë kërcënon dëshmitarin me i mbyt dhe fëmijët, këtu ska më demokraci. Ky është një mesaz për qytetarët e thjeshtë, që nëse denoncojnë çfarëdo pushtetari, e kanë vendin në burg.”
I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për Kryeministrit, ai tha: “Rama sot ndodhet në një pozitë jo të mirë, sepse unë kam punuar 10 vjet me të, po për të është më më rëndësi karrigia ku ndodhet, sesa një deputet që shkon në burg.
Rëndësi ka që ato prova që unë kërkova dje në Këshillin e Mandateve t’i sjellin dhe ta shohin se çfarë kam bërë, kallëzim të rremë apo kërcënim
Tani unë do të ballafaqohen në gjykatë më prokurorinë për akzuat që më janë bërë dhe do të provoj se nuk ekziston asnjë.”